Shporta

0 Produkti - 0L

Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Veronika vendos të vdesë

Author:

500L

Përktheu: Nonda Varfi
ISBN: 99927-1-345-3
Formati: 13×20 cm
Faqe: 292

 

Kategoritë ,
Shpërndaje në rrjetet sociale:

Përshkrimi

Veronika, një vajzë e re dhe e bukur sllovene, duket sikur ka arritur gjithçka ka dashur në jetë. Megjithatë, nuk është e lumtur. Më 21 nëntor 1997 vendos të vrasë veten. Përçapja për vetëvrasje e çon në spitalin psikiatrik të Viletes, ku njeh të çmendur të vërtetë dhe një popullsi normale, që ngjan të jetë strehuar pas mureve të lartë të çmendinës nga frika e së panjohurës, dëshira për të qenë e sigurt ose nga lodhja e jetës rutinë. Atje, Veronika kupton se në çdo çast të jetës sonë mund të zgjedhim mes jetës dhe vdekjes dhe të njohim një pjesë të çmendurisë sonë.

 

Paulo Coelho, lindi në Rio-de-Zhanejro më 1947.
Është vlerësuar si një prej autorëve më të rëndësishëm të letërsisë botërore.
Veprat e tij, të botuara në më shumë se 168 vende dhe të përkthyera në 73 gjuhë, janë shitur në më shumë se 135 milionë kopje në të gjithë botën.
Midis çmimeve që ka marrë autori mund të përmendim: “Çmimi Kristal” 1999, i akorduar nga Forumi Ekonomik Botëror; titulli prestigjioz “Kalorësi i Urdhrit Kombëtar të Legjionit të Nderit”, i dhënë nga qeveria franceze, si dhe “Medalja e Artë” e Galicisë. Nga tetori 2002, Paulo Coelho është anëtar i Akademisë Braziliane të Letrave. Më 21 shtator 2007 atij iu dha titulli “Lajmëtar i Paqes”.
Më 2009, Paulo Coelho u përfshi në Librin e Rekordeve Guiness si autori  i librit më të përkthyer (Alkimisti).
Ndër librat më të suksesshëm të tij, të cilët janë botuar edhe nga Shtëpia Botuese “Toena”, përmendim: Alkimisti, Mali i pestë, Veronika vendos të vdesë, Djalli dhe zonjusha Prym, Njëmbëdhjetë minuta, Manuali i luftëtarit të dritës, Pelegrini i Kompostelës, Zahiri, Shtriga e Portobellos, Buzë lumit Piedra u ula dhe qava, Fitimtari është i vetëm etj.
Paulo ruan një kontakt gjithnjë e më të ngushtë me lexuesit e tij nëpërmjet rrjeteve sociale, ku shkëmben opinione dhe komunikon me lexuesit e tij në lidhje me punën e tij. Për sa u përket reklamimit dhe njohjes së librave të tij të fundit, ai nuk ka dhënë pothuajse asnjë intervistë dhe çdo gjë është kryer në bashkëpunim me lexuesit e tij. Tashmë, Paulo njihet si njeriu me ndikim më të madh në rrjetet sociale si facebook dhe twitter, ku numri i fansave të tij po arrin deri në 8 000 000 dhe vazhdon të rritet

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Be the first to review “Veronika vendos të vdesë”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *