Shporta

0 Produkti - 0L

Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Vepra 3

Author:

800L

VEPRA III
Faqe: 188
Formati: 12×20 cm
ISBN: 978-99943-1-543-7

Këtu përfshihet:
Burgimi im.

Kategoria
Shpërndaje në rrjetet sociale:

Përshkrimi

Ky botim në pesë vëllime i veprës së Pashko Vasës, që sheh dritën në suazën e bibliotekës “Visare të letërsisë shqiptare”, mëton të vërë në qarkullim, në mënyrë sa më të plotë e të saktë, gjithçka që njihet prej krijimtarisë letrare e publicistike të shkrimtarit. Synimi i këtij botimi është të japë në mënyrë sa më të plotë Pashko Vasën autentik, të përfshijë integralisht veprën e tij dhe t’i qëndrojë sa më afër vullnetit të fundit të autorit, të rindërtojë në masën më të madhe të mundshme tekstin kanonik të veprës së këtij shkrimtari.
Duke u nisur nga parimi që ai të përfaqësojë sa të jetë e mundur e më besnikërisht vullnetin e autorit, nuk është bërë në asnjë rast asnjë ndërhyrje që do të prekte tërësinë dhe integritetin e tekstit, nuk është bërë prej nesh asnjë ndryshim që do të prekte gjuhën e autorit, as drejtshkrimin e tij në vijat themelore.

Pashko Vasa është një nga njerëzit e mëdhenj të kombit shqiptar, një nga ato personalitete që me veprën e tyre vunë bazat e Rilindjes Kombëtare, të ideologjisë dhe të kulturës së saj. Duke qenë i pranishëm në këtë lëvizje, në fillimet dhe në kulmet e saj, si mendimtar e shkrimtar dhe si njeri i veprimit politik, ai u bë një nga simbolet e atdhetarizmit dhe të kulturës shqiptare. Vepra e këtij kasneci të lirisë ka mbetur e gjallë si shprehje e shpirtit dhe e njësisë së kombit, mbi dallimet fetare e krahinore dhe përtej tyre.

 

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Be the first to review “Vepra 3”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *