Shporta

0 Produkti - 0L

Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Udhëtimi i çuditshëm i zotit Daldri

Author:

1,000L

Lloji: Roman
Përktheu: Nasi Lera
ISBN: 978-99943-1-750-9
Formati: 13×20
Faqe: 328

Kategoritë ,
Shpërndaje në rrjetet sociale:

Përshkrimi

Londër, 1950.
Eliza bën një jetë të qetë midis punës së saj, që e përpin, dhe tufës së miqve, të gjithë artistë në kohën e lirë. Megjithatë, në prag të Krishtlindjeve, jeta e saj do të tronditet. Gjatë një shëtitjeje të shkurtër në festën e panairit të Brajtonit, një fallxheshë do t’i parathotë të ardhmen e saj misterioze. Eliza nuk u ka besuar kurrë më parë fatthënave, por nuk arrin t’i dëbojë ato fjalë nga mendja dhe netët e saj gëlojnë nga makthet që ngjajnë sa reale aq edhe të pakuptueshme.
Fqinji i saj i shkallës, zoti Daldri, beqar i regjur, fisnik i çuditshëm, me motivime të paqarta, e bind të marrë seriozisht profecinë e fallxheshës dhe të gjejë gjashtë personat që do ta çojnë drejt fatit të saj.
Nga Londra në Stamboll, ai vendos ta shoqërojë në një udhëtim të çuditshëm…
Zbulime të njëpasnjëshme nëpër periferitë e Stambollit, i japin trajtë një pazëlli që kërkon zgjidhje. Familja e saj nuk është ajo që Eliza ka njohur prej vitesh dhe aty ajo njeh më në fund origjinën e saj; kalvarin e gjatë të dhimbjeve që familja e saj ka kaluar dhe sakrificat tejnjerëzore që ajo dhe i vëllai i saj të mbijetonin.
Vende piktoreske, ambiente tërheqëse, pasione që lindin papritur përshkruhen nën penën e këndshme të Marc Levy-t.

Mark Levy ka lindur më 1961 në Francë. Për vite me rradhë ai ka drejtuar një studio arkitekture në Paris e New York. Tashmë i është përkushtuar krejtësisht të shkruarit dhe kinemasë. Përveç librit “Sikur të ishte e vërtetë”, tek i cili është bazuar dhe filmi me të njëjtin titull, është autor i librave “Ku je?”, “Shtatë ditë për përjetësi”, “Herën tjetër”, “E shtëna”, “Sikur të të shihja pësëri”. Për vite me radhë ai është në krye të listave të shitjeve në Francë sipas listave të publikuara nga e përditshmja franceze “Le Figaro”. Romanet e Mark Levit janë përkthyer në 43 gjuhë dhe janë shitur në 23 milion e 500 mijë kopje në mbarë botën.
Udhëtimi i çuditshëm i zotit Daldri është romani i tij i dymbëdhjetë. Ky libër është botuar në muajin prill, në Francë, dhe për disa muaj ka qenë në krye të listës best seller  me 420 mijë kopje të shitura në 1 muaj.

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Be the first to review “Udhëtimi i çuditshëm i zotit Daldri”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *