Shporta

0 Produkti - 0L

Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Tridhjetë vjeç dhe një bisedë me babanë

Author:

900L

Lloji: Ditar
ISBN: 978-99943-1-785-1
Formati: 14×20.5
Faqe: 400

Kategoritë ,
Shpërndaje në rrjetet sociale:

Përshkrimi

Ticiano Ferro, është pesëmbëdhjetë vjeç kur vendos t’ia besojë mendimet e tij një ditari. Është një ditar si ai i shumë djemve të moshës së vet: shkolla, shokët, dashuritë e para, pasioni për muzikën.  Ama, forca me të cilën ngulmon të ndjekë ëndrrën e tij për të realizuar një album,  është jashtë së zakonshmes. Me ta   arritur, Ticiano  godet në shenjë.
Gjithçka merr me të shpejtë: njëkohësisht me emocionet e koncerteve dhe habisë për adhuruesit e shumtë,  fillojnë edhe ëndrrat e këqija, vetmia gjatë udhëtimeve dhe nëpër dhomat e hoteleve,  frika se mos nuk do të jetë në lartësinë e duhur. Duket sikur që nga ai çast,  Ticiano zë të përjetojë  një  dyzim: nga një anë talenti  që gëlon e zhvillohet, bashkëpunimet me yjet më të mëdhenj italianë dhe ndërkombëtarë, shpërblimet  nga publiku, nga kolegët dhe  kritika, turmat e adhuruesve,  ndërsa nga ana tjetër   ndjesia e një vetmie të pazakontë,  e një malli të pashlyeshëm, e largësisë nga familja ( para të gjithëve nga Flavio, i vëllai) dhe nga miqtë në Latina. Për të nuk ka prehje. Kurrë. Si një sizmograf i ndjeshëm, në këtë ditar, Ticiano shënon  me besnikëri emocionet dhe gjendjet e tij shpirtërore.  Me  çiltërsi të dhimbshme,  por edhe me shumë kërshëri,  humor dhe me një ndjesi  zhgënjimi aspak  të zymtë, ai rrëfen faqen tjetër si të suksesit, ashtu edhe të vetvetes, pa patur frikë se do të duket i brishtë, se do të tregojë zona të errëta, kundërshti dhe shqetësime.
Në fund të këtij bashkëbisedimi të apasionuar me veten dhe me publikun e tij, lind, ndofta, edhe një ndërgjegjësim i ri.

“Askush nuk do ta kuptonte kurrë, por më duket se po të zgjohesha dhe të shihja që nuk do të kisha më sukses, gjëja e parë që do të bëja do të ishte se do të përfitoja menjëherë. Do të dilja në qendër në orarin e pikut, do të bëja zullume, do të shihja njerëzit në fytyrë, nuk do të shmangia vendet e tejmbushura, nuk do ta vrisja mendjen gjithnjë dhe vetëm për atë që ndodh brenda meje, por edhe për atë që ndodh jashtë…”

Tiziano Ferro (Latina, 1980) i ka publikuar albumet e tij në dyzet e tre vende dhe këndon në katër gjuhë. Ka publikuar katër albume – Rosso relativo (2001), Centoundici (2003), Nessuno è solo (2006), Alla mia età (2008).

Ka shitur në total më shumë se shtatë milionë disqe në të gjithë botën.
Ka realizuar duete dhe ka bashkëpunuar me artistë italianë dhe ndërkombëtarë, si: Ivano Fossati, Laura Pausini, Kelly Rowland, Fiorella Mannoia, Franco Battiato, Jamelia, Mary J. Blige dhe Mina.

Në vitin 2004 ka fituar “MTV Europe Award”, si artisti më i mirë italian.

Ky është ditari i tij.


“Askush nuk do ta kuptonte kurrë, por më duket se po të zgjohesha dhe të shihja që nuk do të kisha më sukses, gjëja e parë që do të bëja do të ishte se do të përfitoja menjëherë. Do të dilja në qendër në orarin e pikut, do të bëja zullume, do të shihja njerëzit në fytyrë, nuk do të shmangia vendet e tejmbushura, nuk do ta vrisja mendjen gjithnjë dhe vetëm për atë që ndodh brenda meje, por edhe për atë që ndodh jashtë…”

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Be the first to review “Tridhjetë vjeç dhe një bisedë me babanë”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *