Shporta

0 Produkti - 0L

Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Të luajmë së bashku

Author:

500L

Faqe: 64
Formati: 21 x 29,7 cm
ISBN: 978-99943-1-950-3

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Përshkrimi

Që në fillim duhet saktësuar se literatura e zgjedhur për librin “Të luajmë së bashku” është e gjitha kombëtare, duke u nisur nga fakti se literatura botërore është e shumtë dhe ne kemi nevojë të domosdoshme të përpunojmë e zhvillojmë muzikën tonë aq të bukur e të larmishme. Në këtë drejtim, autori i fton të gjithë muzikantët shqiptarë të jepnin kontributin e tyre për të pasuruar fondin tonë muzikor.

Loja në grup është baza e edukimit muzikor për të gjithë interpretuesit në fushën e muzikës. Elementët kryesorë të lojës në instrument, si ritmi, melodia e harmonia, edukohen kryesisht nga loja në grup. Sado që të studiojmë vetëm nëpër studio, me pedagogët apo me metronomin e diapazonin, në fund të fundit do të përballemi me lojën në duo, trio, kuartet, kuintet e deri në formacionet e mëdha korale apo orkestrale.

Që të luash në grup së pari, duhet të akordohemi, të jemi të intonuar me të gjithë ato që bëjnë pjesë në formacionin që kemi zgjedhur. Së dyti, duhet të jemi të inkuadruar në ritmin që ka vepra, që do të luajmë duke u shkrirë me lojën e të tjerëve. Së treti, shumë e rëndësishme është që të dihet në çdo moment të veprës, roli që kemi, rol shoqërues, rol harmonik, apo rol udhëheqës solistik. Për secilin nga këto role duhet të ndiqen me rigorozitet ngjyrimet e përcaktuara në partiturë, si “p”, “f” etj. Së katërti, e rëndësishme është të njihen edhe rolet e interpretuesve të tjerë në mënyrë që të ndiqet në mënyrë korrekte ecuria e mendimit muzikor.

Pra, që të luash në grup, duhet patjetër njohja e lëndëve, si: solfezhi, harmonia, analiza e formës, historia e muzikës, kontrapunkti, orkestracioni etj. Çdo interpretues, solist, korist apo orkestrant qoftë, nëse nuk njeh mirë lëndët formuese, do të mbetet një muzikant mediokër që gjatë gjithë karrierës së tij do ndiejë mungesën e tyre për t’u shprehur si duhet në gjuhën e mrekullueshme të muzikës.

Rreth autorit

Isak Shehu lindi në qytetin e Peshkopisë, ku mori edhe mësimet e para. Në vitin 1981 u diplomua për kompozim e trombë në Akademinë e Arteve, sot Universiteti i Arteve. Gjatë periudhës 1985-1987, u specializua për pedagogji muzikore dhe solistikë trombistike në Santa Sesilia (Itali). Në vitet 1987-1996, mbrojti doktoraturën me temë: “Probleme të teknikës e lojës në trombë”. Në dhjetor të vitit 1999 mori titullin “Profesor i asociuar” dhe në prill të 2004-ës titullin “Profesor”.

Të diplomuarit për trombë me profesor Isakun janë mbi 70, pa përmendur ata që kanë mësuar në klasën e tij të muzikës së dhomës apo të folklorit, lëndë të cilat i ka dhënë ndër vite në Akademinë e Arteve. Që nga shtatori 2011, ai vazhdon të japë kontributin e tij si profesor i trombës në Fakultetin e Muzikës në qytetin e Tetovës dhe, aktualisht, është profesor i trombës në Fakultetin e Muzikës në Universitetin e Arteve – Tiranë.

Tek Isak Shehu nuk kanë munguar as botimet në fushën e muzikës, që kanë shërbyer për fillimin e krijimit të traditës në këtë fushë, ku mund të veçojmë: dy “Përmbledhje didaktike për trombë”, “Tromba e trombisti”, “10 etyde karakteristike për trombën”, “15 këngë për kuintet tunxhi” etj.
Në krijimtari, me një kontribut të padiskutueshëm në formimin e tij të profesorit Ç. Zadeja, mund të përmendim veprat: simfonia “Ilirët”, “Koncerti nr. 1” – për trombë e orkestër, “Rondo” – për dy tromba e orkestër, “Variacione” – për fagot e harqe, si dhe shumë romanca për vokal e piano etj.

Aktiviteti koncertal solistik është më i ngjeshur e më i shumanshëm. Rëndësi ka që Isak Shehu është instrumentisti i parë që nxori instrumentin e trombës në skenat shqiptare, si solist, me vepra të mirëfillta solistike. Ai ka realizuar mbi 300 koncerte me orkestra të ndryshme dhe të mirënjohura, si shqiptare dhe të huaja, brenda dhe jashtë vendit.

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Be the first to review “Të luajmë së bashku”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *