Shporta

0 Produkti - 0L

Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Sytë e Simonidës – Dhimitër Shuteriqi

800L

ISBN : 978 – 99943- 1 – 508 – 6
Formati : 13 x 20 cm
Faqe : 296

 

Kategoritë ,
Shpërndaje në rrjetet sociale:

Përshkrimi

Romani “Sytë e Simonidës” që keni në dorë, ngre para lexuesit perden e Mesjetës ballkanike, evropiane në përgjithësi dhe asaj shqiptare në veçanti.
Përmes udhëtimit të Simonidës, nuses së kral Urosh Milutinit, nga Kostandinopoja në Rashë, duket sikur vëmendja e autorit është përqendruar tek oborri i Andronikut, perandorit të Bizantit dhe njerëzve të kralit Urosh të Serbisë, por, në të vërtetë, ideja themelore që i përcillet lexuesit, është ajo e mbijetesës arbërore e “rabanëve”, siç i quanin shqiptarët në Mesjetë, kundër asimilimit të tmerrshëm – asimilimit sllav.
Kjo e vërtetë, e dokumentuar historikisht, na përcjell artistikisht një mesazh patriotik, ku ngërthehen ngjarje, personazhe, konflikte nga segmente të rëndësishme të historisë së Mesjetës, duke fokusuar fytyrën e një epoke të egër, djallëzore e të pabesë të jetës perandorake, të mekanizmit mizor të shtetit bizantin dhe serb.
Romani është i mbushur tejembanë me një informacion të begatë historik e social, me hollësi në fusha të ndryshme, me të dhëna në një kontekst të gjallë jetësor dhe mbi të gjitha na zbulon psikologjinë e kohës, të mëshiruar në një galeri të vërtetë personazhesh që përfaqëson kategori të ndryshme të piramidës perandorake.
Në “Sytë e Simonidës”, sikurse në gjithë veprën letrare të Shuteriqit, bën përshtypje gjuha në shumë pikëpamje: pasuria, forca, hijeshia dhe plot vlera stilistike, figurative dhe poetike.
Romani, duke qenë një segment i historisë së mundimshme të Shqipërisë, i shkruar me një bagazh të pasur kulturor, është, nga njëra anë, një vepër me vlera të shquara njohëse dhe, nga ana tjetër, një përgjigje në llojin e vet të kualifikuar, që i jepet historiografisë dhe letërsisë serbe.

“…I ati e vështroi të bijën të çelte sytë e mëdhenj: ata ishin të një të gjelbri mavi. Ai u drodh kaq shumë së brendshmi, sa thua se ia regjistroi dridhmën lipsani dhe salla e ndjeu. Çupës i ndriti një bulëz loti nëpër fletën e bardhë të faqes, ku thuajse e pinë njerëzit të gjithë…”

Dhimitër S. Shuteriqi lindi në Elbasan, më 26 korrik 1915, në një familje të njohur arsimtarësh patriotë. Studimet e para i kreu në Liceun Francez të Korçës dhe ato të larta, për filozofi e drejtësi, në Grenobel dhe Lion të Francës. Mori pjesë aktive në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare.
Ka nisur të botojë që prej fillimit të viteve ’30, duke u bërë i njohur në shtypin e kohës si poet dhe publicist. Për një periudhë gati 60-vjeçare, e cila shtrihet deri në ditët e fundit të jetës, iu kushtua intensivisht letërsisë dhe veprimtarisë studimore letrare, albanologjike, historike dhe folklorike.
Si tregimtar, Shuteriqi është autor i disa vëllimeve, midis të tjerash: Fyelli i Marsiasit (1963), Një mal me këngë (1975), Maratonomaku ynë (1977), 60 tregime në një (1978), Kur rend hëna nëpër re (1982), Vërshimet e vjeshtës (1984), Kroje kam et (1977), Buka dhe thika (2002) etj. Një numër i madh i veprave letrare janë përmbledhur nën titullin Vepra, në 9 vëllime, më 1982 dhe 1989.
Vepra e tij e gjerë shkencore iu kushtua rrënjëve të qytetërimit shqiptar, duke u bërë sidomos e njohur me botime të tilla monografike dhe historiografike, si Shkrimet Shqipe 1832-1850 (1965), Historia e letërsisë shqipe apo përmes hulumtimeve dhe studimeve mbi humanistët shqiptarë, figurat e shquara të Rilindjes, historisë së kulturës kombëtare, folklorit etj. Një pjesë e tyre janë botuar si vepra monografike më vete, shumë të tjera të përmbledhura në vëllime të veçanta.
Dhimitër S. Shuteriqi drejtoi për një kohë të gjatë Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë si kryetar i saj. Ai ishte anëtar i Akademisë së Shkencave që prej themelimit më 1972 dhe një ndër themeluesit e arsimit të lartë shqiptar.
U nda nga jeta më 21 korrik 2003.

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Be the first to review “Sytë e Simonidës – Dhimitër Shuteriqi”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *