Shporta

0 Produkti - 0L

Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Skenarë letrarë për filma artistikë

500L

Komedi
Faqe: 176
Formati: 13×20 cm
ISBN: 978-99943-1-570-3

Kategoria
Shpërndaje në rrjetet sociale:

Përshkrimi

Dhimitër Anagnosti risjell edhe njëherë dy skenarë të suksesshëm të kinematografisë shqiptare. Trajtime të cilat janë aktuale në çdo kohë dhe përcjellin mesazhe të fuqishme. Lexuesi e di tashmë çfarë ka në dorë, e për të nuk është surprizë ajo që sjell autori. Por këto dy skenarë janë pikërisht ato që nuk duhet t’i mungojnë bibliotekës së  dashamirësve të kinematografisë dhe artit shqiptar. Regjisori i mirënjohur na shpalos edhe njëherë e nëpërmjet edhe ilustrimeve, batutat me të cilat kemi qeshur kaq vite.

Artist i Popullit
Operator, regjisor, skenarist

Lindi në fshatin Vuno të Himarës më 1936. Shkollën e mesme e mbaroi shkëlqyer në gjimnazin Ali Demi, Vlorë. Studimet e larta i kreu në Institutin Kinematografik VGIK të Moskës ku u diplomua për kinooperator. Së bashku me kolegun V. Gjika xhiruan si punë diplome filmin “Njeriu kurrë nuk vdes”, ekranizim i tregimit të Ernest Hemingueit, i cili u nderua me Çmimin e Parë në Festivalin Botëror të Shkollave Kinematografike, që u zhvillua në Hollandë më 1961. Në harkun kohor 1961-1966 realizoi si operator filmat “Debatik” me kolegun V. Gjika, “Toka jonë” dhe dokumentarët “Gjirokastra” dhe “Gurët dekorativë”. Në vitin 1966 si bashkautor me V. Gjikën, realizoi filmin e parë dhe si regjisor “Komisari i dritës”. Filmi i tij si regjisor i pavarur ishte “Duel i heshtur” 1967. Filmi që pati suksesin e padiskutueshëm kulmor, ishte “Lulëkuqet mbi mure” 1976. Ky film u nderua me disa Çmime Kombëtare dhe Ndërkombëtare dhe konsiderohet si një nga kryeveprat e kinematografisë shqiptare. Një sukses mjaft të bujshëm patën edhe filmat e tij “Përrallë nga e kaluara” 1987 dhe “Kthimi i ushtrisë së vdekur” 1989, në të cilët është edhe autor i skenarit.
Veprat e Anagnostit janë nderuar me tre Çmime të Republikës 1969, 1979, 1983, tre Çmime Ndërkombëtare 1980, 1983, 1985, nga të cilët një Çmim të madh GRAND fitues i tre Kupave të Festivaleve të Filmit Shqiptar si dhe të Çmimit Aleksandër Moisiu 1989.
I veçantë ishte çmimi Il Lazio tra Europa e Mediterraneo 2006, për Audiovisivi-n, dhënë në Complesso Monumentale del Vittoriano 2006, ku u nderuan 8 personalitete nga shtetet e pellgut të Mesdheut.
Për cilësitë e tij të rralla artistike, si dhe krijimtarinë e tij dinjitoze, në vitin 1979, iu dha titulli i nderit Artist i Merituar dhe më 1987 titulli më i lartë Artist i Popullit. Në mars 1991 ai u zgjodh Deputet i Partisë Demokratike në Parlamentin e parë pluralist shqiptar. Në Maj 1992 u emërua ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në qeverinë e parë demokratike dhe ka drejtuar Fondacionin Fan S. Noli për Kulturën dhe Artin. Në Festivalin e 10-të të Filmit Shqiptar 10-13 Maj, 1995 ai u nderua me Çmimin e Karrierës.

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Be the first to review “Skenarë letrarë për filma artistikë”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *