Shporta

0 Produkti - 0L

Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Si-do-re-la

Author:

1,000L

Lloji: Roman
ISBN: 978-99943-1-768-4
Formati: 13×20
Faqe: 320

Kategoritë ,
Shpërndaje në rrjetet sociale:

Përshkrimi

Protagonisti i këtij romani, Ardi, rreth të tridhjetave, nëpunës në drejtorinë e financave të një ministrie, një ditë e sheh veten të pushuar nga puna. Ai është natyrë e mbyllur, me një alergji të çuditshme ndaj mjeteve moderne të komunikimit, si interneti. Por janë alergji të tjera që e kanë kthyer atë në një individ krejt të padëshirueshëm për eprorët.

Largimi nga detyra i Ardit, përkon me dy ngjarje: pas një kohe të gjatë, ai ritakon Dorën, një mikeshë të vjetër të gjimnazit, dashuria e tij e parë. Pothuaj njëkohësisht, në dhomën e një hoteli, gjendet i vrarë me një plumb në kokë një person, ish-koleg dhe shef i tij në ministri.

Midis këtyre dy ngjarjeve, Kongoli na ofron mjeshtërisht një kronikë të trazuar dilemash ekzistenciale të protagonistit. Të dashurive të tij, për t’i ikur një bote cinike, ku krimi nuk ngurron të godasë pa u ndëshkuar. Një pamje të krizës së sotme morale të shoqërisë shqiptare, në fillin e një humori të hidhur nga kreu në fund.

Pjesë nga libri

Gjatë asaj vere të nxehtë, për kompensim, pasditeve, me raste edhe paraditeve, këmbët më çonin te kafe-librari “Miqtë”, të gjeja Dorën. Hidhja një sy në të gjitha mjediset, duke nisur nga salla e leximit poshtë, prej nga nuk largohesha pa vajtur të rrija te qoshja e rezervuar. Atje, vetvetiu, vështrimi im shkonte te portreti bardhezi i shkrimtarit të adhuruar të saj, zotit K. T.

Meqë ai pozonte duke vështruar në aparat, pra t’i ngulte sytë, më bëhej sikur tek shiheshim, kërkonim nga njëri-tjetri një përgjigje të munguar, ai të mësonte prej meje nëse kisha fjetur me Dorën, unë të mësoja prej tij nëse edhe ai kishte fjetur me Dorën, i ndërgjegjshëm se, siç më kishte lënë të kuptoja heshturazi ai vetë, ajo nuk i përkiste e tëra as atij, as mua, nuk mund t’i përkiste e tëra askujt. Një ditë, madje, me t’u futur në sallën poshtë, e pashë në qoshen e rezervuar në shoqërinë e një vajze, një zeshkane trupvogël, me gjasë gazetare apo ndonjë poeteshë e re.

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Be the first to review “Si-do-re-la”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *