Shporta

0 Produkti - 0L

Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Shtatë rrëfime, një vaki

Author:

600L

Faqe: 112
Formati: 13 x 20 cm
ISBN: 978-99943-1-931-2

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Përshkrimi

Përmbledhja “Shtatë rrëfime, një vaki” përmban tregime që autori i ka shkruar gjatë verës së vitit 2013, duke përjashtuar “Shtëpia e burrave”, botuar më 1 gusht 1999, në gazetën “Republika” nën titullin “Agripa”.

Në këtë libër me tregime duket se autori e ka kthyer shpesh kokën nga fëmijëria, rinia e më tutje, i vetëdijshëm që përvoja njerëzore është një thesar, nga e cili mrekullohesh sa herë e zbulon.

Autori e ka quajtur “Shtatë rrëfime, një vaki”, sepse, në një kuptim të parë, formalisht kemi të bëjmë me shtatë tregime më të shkurtra dhe një tjetër, një të tetë, që në terma letrarë mund të quhej novelë, madje ka edhe konturet e një romani. Vakia nuk është gjini letrare, sigurisht, por është ngjarje, madje ngjarje tragjike dhe kjo i përgjigjet rrëfimit të tetë me titullin “Dollia”.

Atë pasdite, Kolekën nuk po e mbante vendi. I dukej vetja përpara një provimi. Vrasësi i mundshëm ndodhej në atë sofër, ai e dinte, por donte ta përjetonte çdo çast e çdo moment deri në zbulimin e tij të plotë. Nuk ishte më momenti të hidhte dyshime mbi Aliun xheloz, Safijen, Levendin ziliqar, apo Shemen e plagosur nga e kaluara. Do të shtrohej dolli dhe dollia i nxjerr të palarat në shesh. Për këtë kishte besim, por nuk ishte i përgatitur si duhet. Iu kujtua i ati, që i kishte kaluar të tetëdhjetat, por me të cilin mund të komunikonte në Skype nga zyra e tij. U përpoq të lidhej dhe i doli vajza e vogël.

Durim Taçe lindi në vitin 1964. Diplomohet për gjuhë shqipe dhe letërsi në Universitetin e Tiranës (1984-1988) dhe studion pranë “Albafilm” në Tiranë për skenar letrar (1990-1992). Punon si gazetar pranë Agjencisë Telegrafike Shqiptare e në gazeta të ndryshme (1992-1998), më pas si specialist i botimeve në departamentin e librit në Ministrinë e Kulturës (1998-2000). Lë Tiranën në dhjetor të vitit 2000 dhe që prej asaj kohe jeton në Bergamo, Itali.

Është autor i tre romaneve: “Gratë e diellit”; “Vdekja e fundi”; “Ngujimi i presidentit” dhe i një vëllimi me tregime, “Fotografi i shkretëtirës”.

Ka përgatitur për botim “Fjalor i kritikës moderne” dhe është hartues i fjalësit shqip të “Fjalor italisht-shqip”, në kuadrin e një serie fjalorësh dygjuhësh për fëmijë.

Pas emigrimit në Itali, është marrë më shumë me përkthimin nga italishtja dhe anglishtja, në shqip

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Be the first to review “Shtatë rrëfime, një vaki”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *