Shporta

0 Produkti - 0L

Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Shqipëria politike 1912-1939

Author:

ISBN : 978-99943-1- 467 – 6
Formati : 16.5×24
Faqe : 742

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Përshkrimi

Kjo është historia e periudhës vendimtare të Pavarësisë, lindjes dhe ndërtimit të shtetit kombëtar shqiptar. Është hartuar mbi një bazë të gjerë punimesh, arkivave të brendshme dhe të jashtme, të plotësuar me burime bibliografike dhe dokumentare. Në rrethanat e reja të lirisë së krijimtarisë, autori u përmbahet rigorozisht burimeve dhe jep gjykimet e tij për faktet dhe ngjarjet, i çliruar nga çdo ndërhyrje jashtëshkencore i ndarë nga çdo version zyrtar.

Ideja kryesore që e përshkon gjithë veprën është se Pavarësia dhe krijimi i shtetit shqiptar janë produkt i lëvizjes kombëtare shqiptare.
Pa mohuar rolin e faktorit ndërkombëtar, kryesisht imperialist, kundërshtohen tezat e vjetra e të reja që e quajnë Shqipërinë e pavarur krijesë të diplomacisë së Fuqive të Mëdha.

Libri u jep përgjigje problemeve të shumëllojshme që dalin në jetën e brendshme të vendit e në procesin e dyanshëm të arritjeve të rëndësishme dhe të kufizimeve të regjimit represiv.

Në politikën e jashtme nuk gjendet alternativë kundrejt marrëdhënieve gjithnjë e më të shpeshta me Italinë që e ktheu Shqipërinë në një sferë ekskluzive të interesave të saj.

Agresioni i prillit 1939 është përfundimi logjik.

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Be the first to review “Shqipëria politike 1912-1939”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *