Shporta

0 Produkti - 0L

Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Shpirti i fjalës

Author:

1,000L

Lloji: Studim
Faqe: 464
Formati: 14 x 20,5 cm
ISBN: 978-99943-1-962-6

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Përshkrimi

Libri Shpirti i fjalës, me dy fjalë kaq të thjeshta e të zakonshme, pak dhe figurative, marrë njëra prej vargjeve të Asdrenit dhe tjetra prej një distiku të Firdeusiut, që mirëpresin lexuesin sapo hap librin si një bekim dhe besojmë se Jorgo Bulo pagëzon librin e tij të fundmë me studime për dukuri, zhvillime, personalitete dhe vepra të trashëgimit letrar shqip prej fillimeve deri në kohët e sotme. Është një libër i shkruar nga koha në kohë, jo si një qëllim më vete, pa ndonjë projekt fillestar, por si një përgjegjësi që kërkuesi ndien ndaj gjithçkaje që lidhet me punën dhe përvojën e tij, me njohjen, kuptimin dhe shpjegimin e letërsisë.

E para gjë që mund të thuhet duke e lexuar atë është se në këtë libër nuk ka mure, korniza, data që shpesh janë kthyer në njëfarë limitus-i. Me fjalë të kursyera, ashtu si vetë titulli i librit, dhe me kërkesën ndaj vetes për të nyjëtuar mendime origjinale, autori udhëton nëpër shekujt letrarë herë si historian i letërsisë, herë si filolog, herë si kërkues në burime, me kompetencën që i jep zotërimi i argumentit të zgjedhur duke kërkuar të realizojë atë që nuk kanë mundur ta bëjnë të tjerët.

Është e sigurt që në çdo lexim nga ky libër mund të nxirren jo vetëm pohime e përfundime, por dhe fakte e burime shumë të rëndësishme për njohjen e traditës letrare shqiptare. Këto janë studime në prerjen problematike e tematologjike, tipologjike e strukturore, variantistike e filologjike, tekstore e ndërtekstore, me rëndësi jo vetëm për rinjohjen e autorëve dhe zhvillimeve letrare, por dhe për ndryshimin e përfytyrimit të deritashëm për karakterizimin e përgjithshëm të dukurive letrare, për periudhizimin e tyre në një mënyrë më shkencore, për historizimin dhe kronologjizimin, për një lexim të ri të saj.

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Be the first to review “Shpirti i fjalës”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *