Shporta

0 Produkti - 0L

Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Shpikje dhe zbulime në shekuj – Niko Gjeçi

Author:

1,500L

Faqe: 632
Formati: 16,5×23 cm
ISBN: 978-99943-1-619-9

Kategoria
Shpërndaje në rrjetet sociale:

Përshkrimi

Duke pasur për synim që libri të jetë sa më i dobishëm dhe interesant për kategori të ndryshme lexuesish, veçanërisht për nxënësit e klasave të larta të shkollave të mesme dhe studentët e universiteteve, është bërë kujdes që çdo shpikje të trajtohet në mënyrë maksimalisht të kuptueshme, të qartë dhe tërheqëse. Lexuesi do të mësojë jo vetëm sesi janë realizuar shpikje të ndryshme, por edhe sesi njerëz të zotë, mendjendritur, me pasion, vullnet e përkushtim të veçantë kanë punuar e realizuar shpikje të mrekullueshme, duke i dhuruar gjithë shoqërisë njerëzore zhvillim e përparim. Njohja me historinë e shfaqjes dhe përhapjes së shpikjeve në shekuj është historia më e bukur e jetës njerëzore. Ajo ndryshon nga historia e njerëzimit që lexuesi ka mësuar në shkollë, e cila, si dihet, karakterizohet nga luftëra të përgjakshme të shoqëruara me viktima të panumërta, me shkatërrime e dëmtime kolosale në të gjitha fushat e jetës.

Njohja me shpikjet dhe zbulimet e ndryshme të shfaqura në kohë e hapësirë gjatë shekujve tregon historinë e njerëzimit për ta bërë jetën më të mirë, më komode, më të kulturuar dhe të civilizuar në të gjitha drejtimet. Pikërisht për kontributin tërësor që kanë dhënë dhe japin shpikjet dhe zbulimet, njohja me to është sa interesante dhe po aq e bukur.
Historia e shpikjeve dhe zbulimeve në shekuj krijon te lexuesi ndjenjë kënaqësie dhe mirënjohjeje të veçantë ndaj gjithë atyre njerëzve inteligjentë, pasionantë e me plor përkushtim që krijuan apo zbuluan ato. Është ky fakt që e bën këtë histori shumë të ndryshme nga ajo që mësohet në shkolla, e cila, siç dihet, karakterizohet nga luftëra të përgjakshme dhe shkatërrimtare e dëmtime kolosale në të gjitha fushat e jetës.
Shpikjet dhe zbulimet në shekuj janë tregues të zhvillimit dhe përparimit të jetës në përgjithësi.

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Be the first to review “Shpikje dhe zbulime në shekuj – Niko Gjeçi”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *