Shporta

0 Produkti - 0L

Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Shkretëtira

800L

Përktheu: Amantia Kapo
Faqe: 400
Formati: 13 x 20 cm
ISBN: 978-99943-1-813-1

Kategoritë ,
Shpërndaje në rrjetet sociale:

Përshkrimi

Shkretëtira, e botuar për herë të parë në Francë në vitin 1980, korri një sukses të menjëhershëm, duke iu akorduar nga Akademia Franceze çmimin e madh “Paul Morand”. Është përkthyer në njëzet e tri gjuhë dhe është një nga romanet më të shitura në shumë vende të botës.

Në vitin 2008, J. M. G. Le Clézio-së iu dhurua nga Akademia Suedeze Çmimi Nobel në Letërsi, duke parë tek ai “shkrimtarin e nisjeve të reja, aventurës poetike dhe ekstazës sensuale, eksploruesin e një njerëzimi përtej qytetërimit në fuqi”, si dhe një “autor të angazhuar ekologjikisht”.
Më 1 janar 2009, Le Clézio u dekorua me titullin “Kalorës i Legjionit të Nderit Francez”.
Në vitin 2010, presidenti meksikan, Felipe Kalderon, e dekoroi me “Shqiponjën Asteke”, nderi më i lartë në Meksikë.

Shkretëtira është njëkohësisht poezi dhe tragjedi, një roman i mrekullueshëm dhe një triller, një mbretëri dhe një syrgjyn, një eksplorim i të dyja anëve të botës. Struktura binare e librit tregon qartë këtë postulat të dyfishtë. Dy pjesë: “Lumturia” dhe “Jeta te skllevërit”. Dy vende: Afrika (mbretëria) dhe Marseja (syrgjynosja). Dy periudha: vitet 1909-1912 (masakrimi i njerëzve blu të shkretëtirës nga të krishterët) dhe periudha aktuale (ajo e mjerimit dhe e vuajtjeve të emigrantëve). Dy fëmijë: një djalë i ri, Nuri, dhe një vajzë, Lala. Me një strukturë tejet të qartë, pothuajse didaktike, reflektohet dëshira e autorit për t’u angazhuar në udhët e parabolës.
Romani përbëhet nga dy rrëfime të alternuara, edhe pse në pamje të parë ngjajnë sikur nuk kanë asgjë të përbashkët, ato janë të lidhura nga diçka ideale.

J. M. G. LE CLÉZIO lindi në Nisë, më 13 prill 1940. Ai rrjedh nga një familje, e cila, në shekullin e tetëmbëdhjetë, emigroi nga Britania për në ishujt e Morisë.

Një udhëtar i madh, J. M. G. Le Clézio nuk ka ndalur së shkruari qysh nga mosha shtatë apo tetë vjeç: poezi, tregime, përralla, histori të shkurtra, por asnjë nga këto shkrime nuk i ishte botuar para se Procesverbal, romani i tij i parë, të botohej në shtator të vitit 1963. Ky roman fitoi çmimin letrar “Renaudot”. Vepra e tij tashmë përfshin rreth tridhjetë vëllime.

Në vitin 1980 ai mori çmimin e madh letrar “Paul Morand”, të dhënë nga Akademia Franceze për romanin e tij Shkretëtira.

Në vitin 2008, Le Clézio fitoi çmimin “Nobel” të letërsisë.

TOENA ka sjellë në shqip edhe romanin e tij Refreni i urisë.

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Be the first to review “Shkretëtira”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *