Shporta

0 Produkti - 0L

Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Shërbëtori i “zotërisë” së pabesë

Author:

600L

Gjinia: Roman
Faqe: 176
Formati: 13 x 20 cm
ISBN: 978-99943-1-982-4

Kategoritë ,
Shpërndaje në rrjetet sociale:

Përshkrimi

Kjo ishte koha më e përshtatshme që Teuta Dhimarko Kasoruho të nxirrte për lexuesin shqiptar romanin e saj më të ri “Shërbëtori i ‘zotërisë’ së pabesë”. Ky libër është ndërtuar mbi një ngjarje të vërtetë. Sigurisht që autorja ka bërë ndryshime si te ngjarja ashtu edhe disa nga personazhet, përndryshe nuk do të ishte letërsi artistike. Ajo, si një mjeshtre e fjalës artistike, ka ditur ta sjellë këtë histori me një stil tepër të veçantë, me një gjuhë të thjeshtë, ashtu siç i shkon për shtat këtij romani.

Romanit “Shërbëtori i ‘zotërisë’ së pabesë” rrëfen historinë e një familje që përfshin katër brezni.

Një tregtari, i cili ka ngritur një pasuri të konsiderueshme, në kohën kur në Shqipëri vendoset regjimi komunist, si gjithë tregtarëve të tjerë i kërkohet të dorëzojë pasurinë e vënë. I gjendur papritur nën këtë presion të madh, ai vret veten. Fabula e romanit fillon pak a shume këtu, me dilemën e pasardhësve të tij. Ata duan të dinë nëse e gjithë pasuria (floriri) u konfiskua apo ka mbetur diçka e fshehur diku. Nëse një pjesë e pasurisë është fshehur, a ka njeri dijeni për këtë; nëse dikush e di se ku janë fshehur, a thua një ditë do të zbulohen; dhe nëse një ditë do të zbulohen, a thua pasurinë e fshehur do ta gjejnë trashëgimtarët e duhur apo mos ndoshta ajo do të bjerë në duart e atyre që “gjejnë gjithmonë gjithçka” dhe e marrin edhe pse nuk është e tyre?! Të gjitha ngjarjet në roman rrjedhin nëpërmjet këtyre dilemave dhe ngjarjeve të papritura që ndjekin njëra-tjetrën.

“Në fëmijërinë time, – shprehet autorja, – jo rrallë kam dëgjuar histori të tilla me shtëpi të vjetra, me mure të rrënuara që ruanin brenda vetes thesare. Pas kaq vitesh u ula dhe shkrova vetë një roman me mistere thesaresh të humbur…”

Additional information

Length

47cm

Waste

30cm

Inside

29cm

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Be the first to review “Shërbëtori i “zotërisë” së pabesë”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *