Shporta

0 Produkti - 0L

Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Shenja

Author:
Rated 5.00 out of 5 based on 2 customer ratings
()

1,300L

Faqe: 528
Formati:13 x 20,5 cm
ISBN: 978-99943-1-910-7

Kategoritë ,
Shpërndaje në rrjetet sociale:

Përshkrimi

Në Antarktidë ankorohet një ekspeditë shkencore e cila ndjek nga afër shpërbërjen e bregut prej akulli. Në kohën kur gazetarja Grejs Logan nis kronikën nga vendngjarja, papritmas në qiell shfaqet një lëmsh i stërmadh, vezullues drite, i cili e mbështjell anijen në një shkëlqim lëbyrës, mandej zhduket në mënyrë po aq të mistershme sa shfaqet, ndërsa bota mbarë mban frymën teksa ndjek ngjarjen drejtpërdrejt.

Në majë të një mali në Egjipt, një prift fillikat kundron madhështinë e krijesës së Zotit që shtrihet në luginën përpara syve të tij. Prania e tij në këtë vend të shenjtë mbetet mister edhe për atë vetë. Ai është i sigurt veç për fuqinë e parrokshme të prirjes së brendshme që ndien bashkë me nevojën shtrënguese për të hedhur në letër dhe për të zografisur një vegullim që i fanitet pareshtur.

Klientët e një lokali të pluhurosur diku, aty pranë, ngrijnë në vend kur shikojnë simbolin e shndritshëm që shfaqet në televizor. Një burrë bën kryqin disa herë dhe del turravrap jashtë lokalit, duke mërmëritur nëpër dhëmbë veç një fjalë të vetme: E pamundur.

Në Boston, Mat Sherudi zbulon se vdekja e të vëllait mund të mos jetë ashtu si dukej më parë dhe se, deri diku, mund të ketë lidhje me dukurinë që ngjall shumë polemika dhe përfshin mbarë botën, duke kërcënuar të shpërthejë dhuna e kaosi.
Mbarë bota mban frymën teksa Grejsi dhe Mati rreken të zbulojnë të vërtetën e lajmit të jetës. Mos ka vendosur më në fund Zoti ta zbulojë vetveten? Apo mos dikush po përshpejton lindjen e një epoke të re ku besimi, shpresa dhe bindja do të përulet përpara altarit të pushtetit, lakmisë dhe vdekjes?!

Bota s’është ende gati për të hequr dorë nga fiksimi pas fesë. Përkundrazi, ajo ditë është ku e ku larg. Sa vjen e po bëhet edhe më fundamentaliste. Dhe, të mendosh se s’bëhet fjalë vetëm për armiqtë tanë. Por, edhe ne vetë. Vështro një herë ç’po ngjet në vendin tonë. Këtu s’del as edhe një senator apo kongresmen i vetëm që ta pranojë se është ateist. As edhe një i vetëm. Djalli e marrtë dhe këtë punë; vjet kishe dhjetë kandidatë për president në podium dhe s’ia mbante asnjërit të ngrinte dorën e të thoshte se besonte tek evolucioni.

Edhe njerëzit aty përjashta, as nuk ia kanë idenë. S’e kuptojnë që sa herë i hipin makinës, po e vrasin dalëngadalë planetin. Po vrasin nipërit e tyre. S’bëj gabim të them që po i afrohemi pikës ku s’ka më kthim mbrapa. Por, kur të arrijmë atje, do të jetë tepër vonë për të reaguar. Moti do të ndryshojë në mënyrë ekstreme dhe ky ka për të qenë fundi për ne. Dhe kjo po ngjet shumë më shpejt seç jua pret juve mendja. Ua kemi borxh fëmijëve tanë dhe bijve të tyre për të bërë diçka. Dikur, në njëqind vitet e ardhshme, njerëzit do të jetojnë në një planet ku, pa dyshim, jeta ka për të qenë tejet e pakëndshme dhe kanë për ta kthyer kokën mbrapa e do të pyesin veten si djallin askush se prishi terezinë. Me gjithë paralajmërimet tona. Faktikisht, unë diç po bëj, për vete. Çdokush që ka mundësinë të bëjë gjësendi duhet ta bëjë. Do të ishte kriminale të mos e bënte.

Raymond Khoury është autori i librave “Tempulli” dhe “Templari i fundit”, libra të cilët u renditën në krye të listës ndërkombëtare si librat më të shitur.

Është skenarist dhe producent në zë si në botën televizive dhe në atë kinematografike.

Khoury jeton në Londër së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët.

Për më shumë informacion, vizitoni uebsajtin www.raymondkhoury.com

2 reviews for Shenja

  1. Rated 5 out of 5

    niko

  2. Rated 5 out of 5

    niko

    V☼Λ

Add a review

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *