Shporta

0 Produkti - 0L

Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Rrëfim vetmie – Mihal Hanxhari

Author:

600L

Faqe: 196
Formati: 12×20 cm
ISBN 99943-1-166-2

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Përshkrimi

Rrëfimi i Mihal Hanxharit është në frymën e ringjalljes së përjetimeve të kaluara përmes kujtimit, shëmbëllyeshëm të shkollës prusiane. Nxitësi kreativ, kryesisht është rigjallërimi i detajeve, i atmosferës konkrete, hapësirë kjo ku do të vendoset ngjarja-situatë. Megjithëse kujtimi është në funksion të veçantë në këto tregime, nuk vërehet hendeku mes kohës së folësit dhe kohës së ngjarjes së rrëfyer.
Autori pa sforcime arrin të na fusë brenda kohës së ngjarjes, të na ambientojë, qoftë duke vendosur brenda asaj kohe, qoftë duke e zhvendosur kohën nga e kaluara në të tanishmen. Për më shumë, po të mos na zgjonte herë pas here nga përgjumja akomoduese brenda kohës “Na ishte një herë”, lexuesi edhe mund të harronte plotësisht perspektivën e kohës narrative. Për shembull, kur përshkruan një park a një oborr shtëpie në Budapest, narratori do të ndërhyjë: “….ky pikëllim s’do të ishte asgjë përpara asaj që do të ndienim kur na e morën, vite më vonë, edhe kopshtin”, pra kopshtin e shtëpisë të fëmijërisë në Tiranë.

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Be the first to review “Rrëfim vetmie – Mihal Hanxhari”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *