Shporta

0 Produkti - 0L

Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Rikthimi i dhimbjes

Author:

500L

 

ISBN: 978-99943-1-366-2
Formati : 13×20
Faqe : 180

 

 

Kategoritë ,
Shpërndaje në rrjetet sociale:

Përshkrimi

Nga dimensionet e temës dhe idesë kjo vepër e Sofokli Lazrit është roman, që bart në faqet e tij të kursyera një histori të vërtetë dashurie, ku në plan estetik ecin në unison lirizmi me tragjizmin dhe në plan ideor keqkuptimi i luftës për liri ndaj dashurisë. Të dy konceptet, estetik dhe ideor, në roman pasqyrohen në mënyrë ekspresioniste e të përmbajtur nga fryma racionaliste që e karakterizon autorin. Stili i veçantë artistik e pushton lexuesin.

 

 

Dimër 1944
Një skuadër vajzash partizane, ngarkohet të  pushkatojë  një shoqen dhe drejtuesen e tyre. Marrin shënjestër…..
A mund të nxisin mizori të tilla ligjet dhe detyrimet e luftës?
Rrëfim pas 60 vitesh i një historie të vërtetë, të jetuar nga pranë. Depërtim në thellësi të një morali të errët, i cili edhe sot në Shqipëri, vazhdon të vrasë gra dhe vajza për dashurinë.
Simptomat e para të sistemit që do të vinte: iluminist? inkuizitor? progresit? arkaik?
Apo qe thjesht një fatalitet?

Sofokli Lazri  (1923-2002)
Lindi në Vuno të Himarës.
Publicist, gazetar dhe diplomat.
Studimet, në gjimnazet e Shkodrës dhe  Tiranës, u diplomua  për gazetari në universitetin “Lomonosov “ të Moskës.
Partizan i Brigadës V, anëtar në Shtabin e Divizionit V gjatë luftimeve në Kosovë e Bosnjë deri në mbarim të Luftës së Dytë Botërore.
Gazetar, kryeredaktor i gazetes “Bashkimi, sekretar i kolegjiumit te “Zërit të Popullit”. Autor i shumë shkrimeve në mbrojtje të çështjes së Kosovës.
Ka ushtruar funksione drejtuese në sektorët e shtypit dhe marrëdhënieve me jashtë në aparatin e Komitetit Qendror të P.P.SH.
1971 i jepet titulli profesor. ndër themeluesit e katedrës së gazetarisë në Universitetin e Tiranës, ku ka dhënë lëndën e marrëdhënieve ndërkombëtare.
1981  themelon dhe drejton të parin Institut  të Studimit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare.
Kryetar i Komisionit Shqiptar të UNESCO-s per disa vite.
1982 – 1991  Këshilltar Politik i Presidentit Ramiz Alia.
Ka kryesuar misione me mandate të posaçme shtetërore për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike me SHBA, Bashkimin Sovjetik, Britanine e Madhe dhe Republikën Federale Gjermane.
1981-1991 anëtar i Komitetit Qendror të PPSH.

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Be the first to review “Rikthimi i dhimbjes”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *