Shporta

0 Produkti - 0L

Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Pesë motrat dhe shtëpia buzë lumit

Author:

1,500L

Përktheu: Albina Pulla
Faqe: 632
Formati: 13×20 cm
ISBN: 978-99943-1-915-2

Kategoritë ,
Shpërndaje në rrjetet sociale:

Përshkrimi

Ja, pra, ku mbërritëm edhe te ky libër! Pas një Valsi, pas një Ujkonje, erdhi dhe një Shtëpi… buzë një lumi. Mos u gënjeni nga qetësia që fsheh titulli i tij, sepse një lumë është gjithmonë i paparashikueshëm dhe asnjëherë nuk mund ta dish se ku mund të të çojë.

Melisanthi, Julia, Aspasia, Polikseni dhe Magdalini po rriten nën kujdesin e nënës së tyre në një fshat të Olimpit, buzë një lumi.
Ajo që dëshirojnë që të pesta është që të njohin jetën larg vendlindjes së tyre. Dhe do t’ia arrijnë! Fati do t’i shpërndajë në katër pika të horizontit, duke e kthyer e bërë ëndrrën e tyre realitet. Vetëm se, ndonjëherë, ëndrrat shndërrohen në makthe të pushtuara nga djalli dhe të përndjekin…

Pesë gra, pesë jetë të vrullshme, të mbushura me dashuri dhe zhgënjime, ndërkohë që shtëpia buzë lumit pret me durim atë të cilën e di se do të ndodhë!

Çdo kapitull i librit përbën një libër më vete; gëzohesh me gëzimet e personazheve dhe dëshpërohesh me dhimbjet e tyre.

Dhe si shprehet vetë autorja:

“Jeta është si ky lumë që rrjedh në këtë moment para nesh. Të merr lehtësisht me vete dhe të çon aty ku shkon. Ashtu si një lumë që nuk kthehet mbrapsht, kështu edhe ju, nëse do ju marrë me vete, nuk do të mundeni të ktheheni mbrapsht… Gjithmonë kini kujdes nga lumi… Mos t’ju marrë me vete…”

Jerasimi e njohu Theodhorën një verë në Pieria, kur ajo ishte vetëm dymbëdhjetë vjeç dhe ai njëzeteshtatë. Theodhora punonte si gjithë bashkëmoshatarët e saj. Mblidhnin pambuk. Familja e saj ishte e varfër dhe ajo, në këtë mënyrë, përpiqej të kontribuonte sadopak për të shtuar të ardhurat në familjen e saj të përbërë prej shtatë anëtarësh…

Jerasimi rridhte nga një familje e mirë dhe kur lindi, asnjeri nuk mund ta imagjinonte se do të ishte dhe djali i saj i vetëm, pasi nëna e tij vdiq gjatë lindjes dhe i ati nuk u martua përsëri. Fatmirësisht u gjend një hallë për ta rritur, sepse babai i tij, një njeri i rreptë dhe i ashpër nga natyra, pas vdekjes së të shoqes, u bë edhe më i keq. Vogëlushi rritej me ritme të shpejta dhe u bë djaloshi më i bukur dhe më i gjatë në të gjithë zonën. Shumë zemra vajzash rrahën për të, por ai vetë, të vetmen gjë që bënte ishte t’i plagoste ato dhe të largohej. Kur ishte njëzet e pesë vjeç, i kishte dalë një nam i tillë, saqë kur kalonte ai, nënat u thërrisnin vajzave të hynin brenda. Të gjithë i dinin aventurat e tij, madje ishin dëgjuar fjalë se një vajzë nga fshati fqinj, ishte hedhur në greminë për hatër të tij.

Heshtje… Pas vetëtimës që ndriçoi për pak çaste peizazhin, natyra priste bubullimën që ta shkundte dhe të zbuste tërbimin e saj. Por bubullima po vonohej shumë dhe heshtja tashmë ngjante kërcënuese. Hëna, atë natë nuk kishte dalë. Ishte fshehur pas reve, të cilat në errësirë nuk ngjanin më si pupla, por si perde të rënda plumb.

Lena Manda lindi në Stamboll, por erdhi në Greqi në moshë të vogël. Studioi për edukatore kopshti, profesion të cilin nuk e ka ushtruar. Për tre vjet kishte trupën e saj të teatrit të kukullave, që vinte në skenë vepra të cilat i kishte shkruar ajo vetë. Ka publikuar artikuj në gazetat lokale dhe për dy vjet ka qenë drejtore programi në një stacion radiofonik të Athinës. Është e martuar, ka dy fëmijë dhe jeton në Kapandriti.

Libri i saj “Theanoja – Ujkonja e Stambollit” është përkthyer e botuar dhe në turqisht. Eshtë vlerësuar me titullin “Shkrimtarja e Vitit 2009” nga revista “Life & Style”.

Ka botuar gjithashtu romanet “Vals me 12 perëndi”, “Ana tjetër e medaljes” dhe “Cigarja e fundit”, “Deri në skaj të ylberit”. “Pesë motrat dhe shtëpia buzë lumit” është romani i dytë i saj që botohet në shqip pas atij “Dashuri që lag si shi”.

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Be the first to review “Pesë motrat dhe shtëpia buzë lumit”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *