Shporta

0 Produkti - 0L

Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Për Kinën

Author:

Faqe: 584
Formati: 16.5×23 cm
ISBN: 978-99943-1-914-5

Kategoritë ,
Shpërndaje në rrjetet sociale:

Përshkrimi

Për më se njëzet vjet pas Revolucionit Komunist në vitin 1949, Kina dhe pjesa më e madhe e botës perëndimore nuk kishin diplomatë në kryeqytetet respektive dhe asnjë rrugë të drejtpërdrejtë komunikimi. Mandej, në korrik të vitit 1971, Henri Kisinger mbërrin në mënyrë të fshehtë në Pekin i ngarkuar me një mision që shpejt çoi në rivendosjen e marrëdhënieve mes Kinës dhe Perëndimit duke ndryshuar rrjedhën e historisë së pasluftës.

Përgjatë dyzet vjetëve të fundit, Kisingeri ka ruajtur lidhje të ngushta me gjeneratat e njëpasnjëshme të udhëheqjes kineze e, ndoshta, ka krijuar lidhjet më të ngushta me Kinën në nivelin më të lartë se çdo figurë tjetër perëndimore. Ky libër sintetizon përvojën e tij të papërsëritshme si dhe studimin e gjatë të Kinës, duke hulumtuar historinë e saj nga periudha klasike deri në ditët e sotme, si dhe duke shpjeguar arsyet e kursit të pazakontë që ndjek sot.

Libri përqendrohet në dekadat qysh prej vitit 1949, duke paraqitur portrete të vizatuara me mjeshtëri të Mao Ce Dunit, Çu En Lait, Ten Hisiao Pinit si dhe të tjerë udhëheqësve kinezë, si dhe duke riprodhuar fjalë për fjalë bisedat e Kisingerit me secilin prej tyre.

Por syrit të Kisingerit s’i shpëton rrjedha e pandërprerë e historisë kineze: ai përshkruan thelbin e qasjes kineze ndaj diplomacisë, strategjisë dhe negociatave si dhe mënyrat e jashtëzakonshme me të cilat burrat e shtetit të periudhës komuniste kanë shfrytëzuar metodat e përsosura përgjatë mijëvjeçarëve. Në fund të librit, Kisingeri përsiatet në këto qëndrime për epokën tonë të ndërvarësisë ekonomike dhe të ardhmes së pasigurt.

Libri Për Kinën është shkruar me autoritet, stil të kuptueshëm, duke sjellë refleksione më të gjera mbi artin e qeverisjes dhe diplomacinë të sintetizuara nga vite të tëra përvoje. Në një moment, kur bota i ka drejtuar sytë nga Kina si asnjëherë më parë, ky libër vjen në kohën e duhur duke i zbërthyer gjërat në thelb si asnjë tjetër.

Gati dyzet vjet më parë nga sot, presidenti Riçard Nikson më nderoi duke më dërguar në Pekin për të rivendosur kontaktet me një vend në qendër të historisë së Azisë, me të cilin Amerika nuk kishte pasur kontakte të nivelit të lartë për më se njëzet vjet…

Gjatë kësaj periudhe kam qenë në Kinë për më se pesëdhjetë herë. Si shumë vizitorë nëpër shekuj, kam përfunduar së admiruari popullin kinez, durimin e tyre, mprehtësinë, ndjenjën e familjes si dhe kulturën që përfaqësojnë. Në të njëjtën kohë, gjithë jetën kam menduar për ndërtimin e paqes, kryesisht nga perspektiva amerikane. Kam pasur fatin e mirë t’i ndjek njëkohësisht këto dy linja mendimi si zyrtar i lartë, si lajmëtar dhe si shkollar.

Ky libër është një përpjekje, mbështetur pjesërisht në bisedat me udhëheqësit kinezë, për të shpjeguar mënyrën konceptuale të asaj si mendojnë kinezët për problemet e paqes e luftës dhe rendit ndërkombëtar, si dhe të marrëdhënieve të saj me përafrimin më pragmatik, të rast pas rasti amerikan. Histori dhe kultura të ndryshme arrijnë herë pas here në përfundime të ndryshme. Unë nuk jam dakord gjithnjë me perspektivën kineze, e jo çdo lexues është. Por është e nevojshme që ajo të kuptohet, ngaqë Kina do të luajë një rol shumë të madh në botën që po shfaqet në shekullin e njëzetenjëtë.

Henri Kisinger shërbeu si Këshilltar për Sigurinë Kombëtare dhe më pas si Sekretar i Shtetit në kohën e Riçard Niksonit dhe Xherald Fordit, si dhe ka shërbyer si këshilltar i shumë presidentëve të tjerë amerikanë për politikën e jashtme.

Në vitin 1973 mori çmimin “Nobel” për paqen, si dhe është nderuar me Medaljen Presidenciale të Lirisë dhe Medaljen e Lirisë, mes shumë çmimeve të tjera.

Është autor i një sërë librave dhe artikujve mbi politikën e jashtme dhe diplomacinë, ndërsa aktualisht është President i Kissinger Associates, Inc. një firmë ndërkombëtare këshillimi.

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Be the first to review “Për Kinën”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *