Shporta

0 Produkti - 0L

Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Pelegrini i Kompostelës – Paulo Coelho

Author:

700L

Përktheu: Nonda Varfi
ISBN: 99927- 1 – 972 – 9
Formati: 13×20 cm
Faqe: 256

 

Kategoritë ,
Shpërndaje në rrjetet sociale:

Përshkrimi

Shkruar më 1987 “Pelegrini i Kompostelës” zë një vend të veçantë në veprën e Paulo Coelho-s, jo vetëm se është romani i tij i parë, por mbi të gjitha sepse zbulon në mënyrë të plotë humanizmin e mesazhit të tij dhe thellësinë e hulumtimit të tij të brendshëm.
Ky libër tregon udhëtimin e rrëfimtarit Paulo përgjatë shtegut të pelegrinëve. Në shoqërinë e udhërrëfyesit të tij shpirtëror, misteriozit dhe enigmatikut Petrus, Paulo përballet me një sërë provash, takon persona që vënë në rrezik mbërritjen dhe besimin e tij. Kjo udhë, e përshkuar realisht nga Paulo do të bëhet frymëzimi letrar i një romani aventuresk, që njëkohësisht është parabolë magjepsëse mbi nevojën e gjetjes së rrugës së vetë jetës.

Ka lindur në Rio-de-Zhaneiro më 1947. Ai është vlerësuar si njëri prej shkrimtarëve më të lexuar aktualisht në gjithë botën.
Veprat e tij, të botuara në më shumë se 168 vende dhe të përkthyera në 72 gjuhë, janë shitur në më shumë se 132 milion kopje; kanë kapur vendet e para në listat bestseller dhe kanë nxitur debate kulturore e shoqërore. Midis çmimeve më të fundit që ka marrë autori shquhen: Cristal Award 1999, i akorduar nga Forumi Ekonomik Botëror; titulli prestigjioz Chevalier de l’Ordre National Légion d’Honneur, i dhënë nga qeveria franceze. Që prej tetorit të vitit 2002, Paulo Coelho është anëtar i Akademisë Braziliane të Letrave. Shtëpia Botuese Toena ka marrë ekskluzivitetin e botimit të këtij autori në gjuhën shqipe, dhe ka botuar librat e tij më të mirë: Alkimisti, Mali i pestë, Veronika vendos të vdesë, Djalli dhe zonjusha Prym, Pelegrini i Kompostelës, Njëmbëdhjetë minuta, Manuali i luftëtarit të dritës, Zahiri, Shtriga e Portobelos, Buzë lumit Piedra u ula dhe qava, Fitimtari është i vetëm.

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Be the first to review “Pelegrini i Kompostelës – Paulo Coelho”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *