Shporta

0 Produkti - 0L

Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Njeriu me dy emra

Author:

600L

Lloji: Tregime të zgjedhura
ISBN: 978-99943-1-779-0
Shtepia Botuese: Toena
Formati: 10×20 cm
Faqe: 278

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Përshkrimi

Nga Libri

Nipi im i dashur, sot mora vesh se ti ia paske plasur shpirtin mamit: “Ky djalë është prishur fare! Është bërë tekanjoz, qan vend e pa vend, kundërshton pa arsye, ka nevojë për t’u edukuar!” – më tha në telefon. Unë mendova se kushedi ç’kishe bërë. Mami yt më tregoi që ti nuk ke dashur të veshësh bluzën blu me pinguinë. Në këtë pikë më ke ngjarë mua, unë nuk kam pranuar kurrë të më urdhërojnë të tjerët dhe as të më flasin me tone të ashpra. Edhe ti, si unë, kupton vetëm kur të flasin qetë, me durim e me fjalë të bukura.
I dashur princi im i vogël! Ti më zgjove fëmijërinë që flinte. Në shoqëri me ty unë nisa të krijoj përralla të bukura, ti më çove në moshën kur ngatërrohet fantazia me realitetin dhe realiteti me fantazinë. (Marrë nga tregimi “Princi i vogël”).

Sulejman Mato është një krijues shumërrokësh. Gazetaria, poezia, drama, libreti, kulturologjia, pasioni për gjuhësinë, prozodinë dhe artin e të shkruarit, enigmat, ëndrrat dhe sidomos proza, romani dhe tregimet etj., përbëjnë substancën e librave të tij. Nuk janë pak libra, ato skalisin profilin e tij të veçantë.
Temat e tregimeve të tij duket sikur janë hedhur lirshëm. Përshkrime, personazhe, ngjarje që të shqetësojnë përditë e të mbeten në kujtesë. Sulejman Mato është një vëzhgues i hollë, i thellë dhe i vëmendshëm. Ai qëmton dhe mbledh nga jeta vetëm gjëra thelbësore, më tipiket, që kanë vlerë në kohë dhe janë të përhershme dhe universale.
Shtyllat mbi të cilat ngrihet një vepër letrare janë personazhet dhe idetë.
Si tregimtar Mato i ka ngritur kuotat e krijimit vetjak. Ai është ndër tregimtarët më të mirë. Dhe kjo është arritur me punë dhe pasion, me talent dhe me përkushtim.

Moikom Zeqo

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Be the first to review “Njeriu me dy emra”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *