Shporta

0 Produkti - 0L

Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Nekropoli

Author:

700L

Përktheu: Nikollë Brisha
Lloji: Roman
Faqe: 3240
Formati: 13 x 20 cm
ISBN: 978-99943-1-975-6

Kategoritë ,
Shpërndaje në rrjetet sociale:

Përshkrimi

Me anë të kësaj vepre autori sjell në vëmendjen e lexuesit përvojën e tij në kampet e përqendrimit gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ky roman vjen si një kujtim i Pahorit në një moment kur vite pas luftës ai kthehet në një prej këtyre kampeve dhe, ndërsa ecën mes barakave e turistëve, në mendjen e tij rizgjohen episode plot dhimbje dhe mallëngjim, si ato të urisë dhe të ftohtit, të poshtërimit dhe të dhimbjes, për ata që nuk mundën t’ia dilnin mbanë.

Ai rreket t’u dëshmojë në mënyrë sa më të qartë atë çfarë i ka ndodhur atyre që nuk e kanë përjetuar tmerrin e luftës, tmerr që nuk arrin të shpjegohet me fjalë ndaj edhe rrezikon të kthehet në diçka të “pashpjegueshme”.

Tenton ta realizojë këtë nëpërmjet rrëfimit të fakteve, me kthjelltësi dhe pa sentimentalizëm, duke e vendosur theksin në aftësinë e qëndresës dhe të solidaritetit njerëzor.

“Një libër tronditës, vizita në një prej kampeve të vdekjes dhe rizgjimi i imazheve të papërballueshme të përshkruara me një analizë tejet fisnike dhe një saktësi më se rrëqethëse.” – Le Monde 

Fragment nga libri

Dera e drunjtë ishte e mbështjellë me tela me gjemba dhe e mbyllur si atëherë. Gjithçka ishte e paprekur, vetëm rojat nuk ishin në kullat prej dërrasash. Më duhet të pres para dere. Ndryshimi është se tani, nga kasollja prej dërrasash, paraqitet roja, i cili e hap derën dhe i lëshon grupet në intervale të caktuara të kohës, në stallën e pashpirt të rrafshnaltës. Për shkak të këtij rreshti, në prijat e kampit sundon një rreth koncentrik. Dielli i korrikut duket se mbikëqyr vazhdimisht qetësinë dhe herë-herë atje poshtë mpihet kumbimi i zërit të udhëheqësit, si zë i shkëputur i një predikuesi të ngritur nga të vdekurit.

Rreth autorit

Boris Pahor lindi në Trieste të Italisë, më 26 gusht 1913. Është figurë e shquar publike e pakicës sllovene të vendosur në Itali dhe një shkrimtar që mund ta klasifikosh sa italian aq edhe slloven për veprën e tij. Në vitin 1940 u rekrutua në ushtrinë italiane dhe u dërgua në vijën e frontit të luftës në Libi. Pas armëpushimit të datës 8 shtator 1940, u kthye sërish në Trieste, që tashmë gjendej nën pushtimin gjerman. Disa ditë pas kthimit të tij në qytet, vendosi të bashkohej me trupat partizane jugosllave. Në vitin 1955, kujtimet e atyre ditëve do t’i hidhte në letër duke shkruar romanin e tij të famshëm Mesto v zalivu (“Qyteti në gji”), me anë të të cilit do të merrte famë në ish-Republikën Jugosllave.

Si një dëshmitar guximtar i krimeve të kryera nga fashizmi dhe si një zë potent gjatë Luftës së Dytë Botërore, ai mori pjesë në qëndresën antifashiste jugosllave. Pasi u tradhtua nga një spiun, në vitet 1944-1945 e dërguan në kampet e përqendrimit nazist. Kjo ishte një ngjarje vendimtare në jetën e tij, e cila mori jetë në kryeveprën “Nekropoli” dhe që shënoi të gjithë veprimtarinë e tij të mëvonshme. I cilësuar si intelektual “trazovaç” për nga qëndrimet e tij mbrojtëse kundrejt identitetit kombëtar e kulturor, ai ka realizuar një krijimtari letrare më se të gjerë, që i ka fillimet e saj në vitin 1948 me tregimet Mojtraškinaslov (“Adresa ime triestine”), të përkthyer në disa gjuhë të botës, si: frëngjisht, gjermanisht, anglisht, finlandisht, portugalisht, spanjisht, serbisht dhe në gjuhën esperanto.

1992 – Çmimi letrar “Prešeren” (çmimi më i madh letrar që jepet në Slloveni)

2003 – Çmimi letrar “San Giusto d’Oro”

2007 – Anëtar i Legjionit të Nderit në Francë

2008 – Çmimi letrar ndërkombëtar “Viareggio-Versilia”

2008 – Çmimi letrar ndërkombëtar “Resistenza” (Qëndresa) për librin “Nekropoli” që është përzgjedhur si libri i vitit nga një juri prej tre mijë dëgjuesve, të programit radiofonik “Fahreneit” në “Radio 3”, program ky që i kushtohet librave.

Aktualisht jeton në Trieste.

 

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Be the first to review “Nekropoli”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *