Shporta

0 Produkti - 0L

Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Në vendlindje

600L

Përktheu: Nonda Varfi
Faqe: 144
Formati: 12 x 20 cm
ISBN: 978-99943-1-868-1

Kategoritë ,
Shpërndaje në rrjetet sociale:

Përshkrimi

Ka po aq dhoma sa fëmijë. Ato nuk kanë të njëjtat përmasa. Disa lidhen me njëra-tjetrën me një portë të ulët, të projektuar keq. Dritaret janë të vogla, me përmasa të ndryshme. Salla e faljes ka zënë shumë hapësirë.

E mbuluar me hasra, ajo pret një imam dhe besimtarë. Muhamedi s’ka kërkuar asnjëherë të marrë vesh nëse fëmijët janë myslimanë të mirë apo të këqij, nëse mbajnë ramazan, falen, pinë alkool… Ishte e paimagjinueshme. Përkundrazi, ai i përfytyronte të gjithë atje, me të në krye, duke drejtuar faljen, ata pas, të urtë, të bindur ndaj vullnetit të Zotit. I shihte dhe i dëgjonte tek i kërkonin Zotit ndihmë dhe pasuri.

Pikërisht, në atë çast, u shfaq një siluetë e zezë, me dorashka të zeza, me papuçe të zeza. Një masë në lëvizje, ndoshta një grua ose një hajdut i fshehur në atë veshje qesharake. Hija sillej rreth e qark shtëpisë pa pushim. Këtë, sepse vetëm gratë besojnë në gjëra të tilla. Ajo “gjëja e zezë” nuk ndillte asgjë të mirë.

Muhamedi ka bërë gjithmonë një jetë të devotshme e të qetë në Francë, duke ndier gjithmonë një nostalgji të madhe për vendin e tij, Marokun. Por, një ditë, ai do të përballet me daljen në pension të detyrueshëm nga fabrika ku ka punuar gjatë gjithë jetës së tij. I ndodhur përpara këtij fakti, ai parashikon të shkojë në Marok. Ëndrra e tij është që të ndërtojë një shtëpi të madhe për të jetuar bashkë me gjashtë fëmijët e tij, së bashku me familjet e tyre. Por a do t’ia përmbushin fëmijët këtë dëshirë? A do ta përjetojë vërtet ai kthimin në të shkuarën duke e jetuar atë si të nesërme?

Tahar Ben Jalloun lindi në Fes (Maroku francez), më 1 dhjetor 1944. Ai është një shkrimtar maroken, i cili shkruan në gjuhën frënge, edhe pse gjuha e tij e parë është arabishtja.

Ka botuar mjaft romane, vëllime poezish dhe ese. Është afrikanoveriori i parë që ka fituar çmimin “Goncourt”, më 1987, me librin “Nata e shenjtë” (La nuit sacrée), si dhe çmimin ndërkombëtar “Impac”, më 2004, çmimi më prestigjioz i letërsisë.

Në veprat e tij portretizon përvojën e të dëbuarve në Afrikën Veriore.

“Emigrimi nuk është më një zgjidhje: është humbje. Njerëzit gjithmonë e më shumë po i afrohen vdekjes, sepse ata trokasin në dyer që nuk do të hapen kurrë. Shpresa ime është që në vendet si Maroku të bëhen investime, në mënyrë që të krijohen vende të reja pune. Vetëm kështu njerëzit nuk do të largohen.”

Jeton në Paris prej vitit 1971, me gruan e tij, Aishen, dhe katër fëmijët e tyre.

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Be the first to review “Në vendlindje”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *