Shporta

0 Produkti - 0L

Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Ndjesi të yshtura

700L

Përktheu: Diana Çuli
ISBN: 978-99943-1-432-4
Formati: 13×20 cm
Faqe: 288

 

 

Kategoritë ,
Shpërndaje në rrjetet sociale:

Përshkrimi

Me këto fjalë nis ky roman mbi të fshehtën që ngacmon sot zemrën dhe fantazinë e njeriut bashkëkohor. Tema e magjisë e ka përshkuar gati të gjithë veprën e Bevilacqua-s, duke i joshur lexuesit e tij në shumë vende të botës. Por, këtu, tema ngjiz një ngjarje që të bën për vete si me magjinë dhe suspansin që ruhen nga fillimi në fund, por edhe me fillin e qartë të së vërtetës: ndodhia është përjetuar realisht nga autori, i lidhur vetë fort me përmasën magjike që në fëmijëri.
Pra, lexuesi, nga njëra anë, kënaq nevojën e yshtjes nga magjia e mrekullia dhe, nga ana tjetër, fiton njohuri të çmuara. Një roman mbi të drejtën për të qenë i lumtur.

Linjat esenciale të Alberto Bevilacqua-s, nga të cilat lindin veprat e tij, si narrative edhe poetike, janë të shumta. E para dhe më e rëndësishmja sigurisht koincidon me qytetin e tij të lindjes, Parmën, ku shkrimtari ka jetuar deri në adoleshencën e parë. Më pas ai shkon të jetojë në lumin Po, shumë e vogël distanca nga Parma, shumë të mëdha ndryshimet e mjedisit. Në moshën 20-vjeçare Bevilacqua transferohet në Romë, në atë që ai ende e quan “mërgimin tim të vogël”. Një periudhë e vështirë, përsëri e mbuluar me dhunë. Tepër i ri, shkrimtari shkruan në një të përjavshme, dhe është pikërisht kjo e përjavshme, e cila boton poezitë e tij të para, me një shënim të Attilio Beroluci-t. Dalin poezitë e tjera, të cilat futen në një antologji me narratorë debutues, me titull “A ndodhet, vallë, midis këtyre, mjeshtri i së nesërmes?”
Në moshën tetëmbëdhjetëvjeçare ai është redaktor i faqes së parë letrare të një të përditshmeje italiane. Në vitin 1961, botohet përmbledhja e parë poetike e Bevilacqua-s “Miqësi e humbur”. Dhe ky pasohet nga shumë vëllime poetike e romane të ndryshme. Në shumë raste ai është krahasuar me shumë autorë amerikano-jugorë si Garcia Marquez, Onetti e Vargas Lioza.
Bevilacqua është një nga shkrimtarët më të përkthyer në botë. Me dritëhijet e të shkruarit, ai di të na ofrojë në mënyrë natyrale e spontane, një krijim të vazhdueshëm, një përtëritje moderne të artit të të shkruarit.

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Be the first to review “Ndjesi të yshtura”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *