Shporta

0 Produkti - 0L

Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Nasi Lera – Të gjithë premtojnë Parisin

Author:

1,000L

“Të gjithë premtojnë Parisin”, është romani i fundit i shkrimtarit dhe përkthyesit Nasi Lera, një shkrimtar që në këto vite ka provuar me forcë se krijimtaria e mirë letrare është në përputhje me heshtjen fisnike të autorit dhe me të kundërtën e zhurmës spekulative që mbizotëron sot letrat shqipe. I shkruar si historia e një vajze që ka marrë pjesë në një reality show (Kështjellari) dhe e dashurisë së saj me shkrimtarin e vetmuar që përpëlitet të shkruajë romanin e vet – një alter ego i vetë autorit – romani kthehet gradualisht në historinë e patreguar të tmerrit të realitetit shqiptar, të denatyralizimit të këtij realiteti: personazhet, të gjithë së bashku, kushtëzojnë fatin tragjik të karaktereve të romanit. Më tepër se në romanet paraardhës të Nasi Lerës, “Të gjithë premtojnë Parisin”, është shkruar nën një kontroll të admirueshëm artistik, qoftë edhe një fjalë e vetme nuk është e tepërt. Karakteret zhvillohen, nuk tregohen. Gjuha është poetike, por kjo nuk e pengon autorin të tregojë tmerre të vërteta. Në të kundërtën, poetikja e prozës e bën brutalitetin më të dukshëm. Dialogu duket se është dhe mjeti më i fuqishëm shprehës i autorit. Një roman i plotë, tronditës, bashkëkohor, tragjik, një simfoni pa asnjë notë të vetme false…

Kategoria
Shpërndaje në rrjetet sociale:

Përshkrimi

Lloji: Roman
Shtëpia Botuese: Toena
ISBN: 978-9928-4271-3-7
Formati: 15×23 cm
Faqe: 288
Çmimi: 1000 lekë
Botuar në mars, 2015

Kur u kthye në Paris, pas më shumë se dhjetë vitesh, u hodh mes një emocioni gjithmonë në rritje drejt rrugës që mbante emrin e mareshalit Jourdan, si të ishte rruga e vetme që kishte ai qytet i madh. Kafeneja ishte ajo që kishte qenë, vetëm fytyrat ishin të panjohura, të huaja për të. Ndjeu dhimbje për vitet që kishin rrjedhur duke marrë me vete edhe jetë njerëzish. Një vajzë e re, që shërbente aty, e ftoi të ulej në një nga tryezat e pazëna. Ai u step. Vështroi tryezën në fund të kafenesë. Ajo nuk ishte e lirë. Po të kishte qenë e lirë, do të ulej dhe do të porosiste një Martini të bardhë. Doli nga kafeneja po me vrullin që kishte hyrë, duke lënë të shtangur vajzën e re, që shërbente si kameriere. Kujtimi i Bulevardit Jourdan u mbulua nga një tis i hirtë, nën të cilin u përzien edhe emra presidentësh, pranë të cilëve kishte paraqitur letrat kredenciale, disa prej të cilëve kishin kohë që kishin vdekur. Ambasadori nuk ishte i sigurt në kishte mbetur ende ndonjëri gjallë. Edhe vetë i kishte kaluar të tetëdhjetat, por mbahej shumë mirë. Të vetmet gjëra që kishte ruajtur nga jeta si ambasador, qenë kostumet me të cilat ishte paraqitur te presidentët. Ato ishin të reja, të veshura një herë, si të ruanin kujtimin e presidentit… Kohët e fundit kishte raste kur e kapte befas veten duke vrarë mendjen se me cilin kostum do të donte ta varrosnin.

Nasi Lera lindi në Korçë, më 29 shtator 1944. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu po në Korçë, kurse studimet universitare në Tiranë. Ai njihet si prozator, përkthyes dhe një ndër shkrimtarët më të mirë bashkëkohorë shqiptarë.

Ka botuar vëllime me tregime, novela dhe romane. Falë mjeshtërisë së tij të përkthimit janë bërë të njohur në gjuhën shqipe shumë autorë të njohur të huaj.

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Be the first to review “Nasi Lera – Të gjithë premtojnë Parisin”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *