Shporta

0 Produkti - 0L

Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Mite të zhveshura

Author:

800L

Kategoritë ,
Shpërndaje në rrjetet sociale:

Përshkrimi

Në këtë vëllim janë përfshirë katër drama me rrënjë të thella në dramën antike dhe trung në atë moderne europiane. Mitet e zhveshura të R. Qoses e kanë burimin te problemet që e shqetësojnë kombin tonë dhe njeriun në përgjithësi.

Ka lindur më 25 qershor 1936 në Vuthaj të Malit të Zi.
Pasi u diplomua në Fakultetin e Filozofisë në Prishtinë, punoi si kryeredaktor i revistës Jeta e re dhe nisi veprimtarinë studimore e pedagogjike. Për shumë vjet ishte drejtor i Institutit  Albanologjik të Prishtinës. Si një nga personalitetet më të shquara të kulturës dhe shkencës shqiptare është zgjedhur anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, si dhe anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Në krijimtarinë letrare të tij shquhet romani Vdekja më vjen prej syve të tillë, që është përkthyer në disa gjuhë të huaja, për të cilin autori është cilësuar si Kafka i Lindjes. Fusha kryesore e studimeve të tij është historia e letërsisë shqiptare, së cilës i ka kushtuar një varg veprash përgjithësuese. Është autor i shumë shkrimeve kritike dhe publicistike, disa dramave dhe eseve. Për çështjen kombëtare shqiptare Rexhep Qosja ka botuar një numër veprash, në të cilat trajtohet me thellësi historia dhe strategjia e bashkimit kombëtar, rruga drejt lirisë e demokracisë.

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Be the first to review “Mite të zhveshura”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *