Shporta

0 Produkti - 0L

Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Mira princesha e rrugës

700L

Lloji: Roman
Përktheu: Diana Çuli
ISBN: 978-99943-1-659-5
Formati: 13×20 cm
Faqe: 192

Kategoritë ,
Shpërndaje në rrjetet sociale:

Përshkrimi

Sa e mjerë na duket Italia kur lexojmë këtë libër! Një Itali ku fitohen para të shpejta, ku mbretëron egoizmi dhe shpërfillja, një Itali të cilën televizioni na e paraqet si madhështore dhe të hareshme, por me një gjuhë gjithnjë e më vulgare e të trashë.
Por ja që, vite me radhë, kjo Itali ishte ëndrra e një vendi të tërë: Shqipërisë. Varfëria, papunësia, diktatura e ashpër, që i shtypte të moshuarit me forcën e frikës dhe të rinjtë të mbyllur në shpresat e tyre të humbura, bënte që në sytë e tyre Italia të dukej si një vend me pasuri përrallore dhe me liritë që ata nuk i kishin shijuar kurrë. Shumë vajza të varfra shqiptare e ndoqën pas këtë ëndërr, gjetën forcë e u shkëputën prej familjeve të tyre e pranuan të punonin si prostituta në rrugët e një Rome makute e të shkujdesur.
Oliviero La Stella, na e rrëfen këtë përrallë moderne me dhimbje, me mirëkuptim dhe me ironi. Ai është në anën e Mirave, Fabiolave, Jasminave, të cilat jetojnë mes botës së natës, që ka rregullat e saj mizore dhe të dhunshme.
Por, Mira ka diçka që e ndryshon nga të tjerat: në fund të shpirtit të saj ajo ruan një pastërti, e cila e fisnikëron dhe i jep dinjitet, me gjithë njëzet burrat në natë. La Stella na dëshmon, me rrëfimin e tij të kthjellët e të shtruar, se shpeshherë gjërat e zakonshme mund të përmbysen; se shpeshherë bukuria shpirtërore vlen më tepër se një pasuri e pafundme dhe se një dituri e pamatë.

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Be the first to review “Mira princesha e rrugës”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *