Shporta

0 Produkti - 0L

Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Midis Nanos & Berishës – Alfred S. Moisiu

1,500L

ISBN: 978 – 99943- 1 – 513 – 0
Formati : 16.5 x 23
Faqe : 424

 

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Përshkrimi

Në vend të parathënies.

Tranzicioni shqiptar, sa i vrullshëm dhe përmbysës, frymëzues e emocionues, në momente të caktuara është shoqëruar me mjaft karakteristika negative, pse jo dhe me zigzage të rrezikshme e kthime prapa. Në jo pak raste, përveç vështirësive të natyrshme e objektive, po aq problematike kanë qenë dhe gjenerimet politike, aspektet subjektive të origjinave të ndryshme, intolerancat sa primitive, aq dhe partiake. Diku i ndikimeve, përvojave dhe konceptimeve të mëparshme të partisë–shtet apo ekonomisë së centralizuar, diku i korrupsionit politik e administrativ dhe diku tjetër i frymës nepotike e bajraktariste në vend në drejtimin ligjor-institucional, brenda strukturës shtetërore apo partiake.

Pikërisht, me një ndërgjegje shtetërore të kultivuar në vite, me një shqetësim sa qytetar, po aq dhe institucional ndaj këtyre shformimeve, bën fjalë dhe Alfred Moisiu, në librin e tij “Kujtime”. Aty, shpalosen me qetësi e kujdes kujtimet e ngjarjet, ndërhyrjet dhe veprimet, sukseset e dështimet, dëshirat dhe mundësitë etj., që e kanë shoqëruar z. Moisiu për periudhën 5 vjeçare (2002 -2009), në të cilën ai ka kryer detyrën e Kryetarit të Shtetit. Gjatë kësaj periudhe, Presidenti Moisiu, me gjithë përpjekjet e përditshme për t’i mënjanuar, ai ka ndjerë në vazhdimësi “kërrabat” dhe pengesat e pakuptimta të politikës së ditës, pse jo dhe paturpësitë e primitivizmin, arrogancën dhe egërsinë e saj, pse jo dhe jo pak fyerje publike e marifete “lojtarësh” hileqarë apo ndihmës të tyre krejt “të budallepsur” në servilizmin e tyre të paskrupullt ndaj liderit. Për më tepër që pengesa të tilla nuk lidheshin aspak me interesa të përgjithshme apo perspektive, por thjesht në funksion të vetes, të të afërmve e klanit familjar-partiak; jo në shërbim të shtetit, të progresit shoqëror e ekonomik, zhvillimit demokratik e emancipimit politik-kulturor, por thjesht e vetëm të interesit të “bosit” politik, të pushtetit individual të kryetarit, apo interesave të dyshimta kryeministrore e ministrore. Pse jo, edhe duke krahasuar, në funksionimin konkret, dy termat e veçanta të binomit politik, vetë protagonizmin tepër të gjatë të tij midis sherrit e paqes, shkatërrimit të shpresës e ndërtimit të saj!…

Ka lindur në Shkodër më 1 dhjetor 1929. 1941-1943, 1944-1945 – nxënës i gjimnazit “Qemal Stafa”, Tiranë.
1942 – 1944 – pjesëmarrës i Lëvizjes dhe më vonë i Luftës NÇL.
1946 – 1948 – student në Shkollën Ushtarake të Xhenios, Moskë-Petersburg.
1948 -1951 – komandant toge, më vonë pedagog i Akademisë Ushtarake, në Tiranë.
1952 -1958 – ndjek studimet në Akademinë e Inxhinierisë Ushtarake në Moskë, ku  përfundon studimet me “Medalje të Artë”.
1958 – 1966 – shërben në Drejtorinë e Xhenios së MM-së, Tiranë, në funksione   të ndryshme.
1966 – 1971 – komandant i Brigadës së Urave të Rënda, në Kavajë.
1967 – 1968 – ndjek studimet në Kursin e Lartë të Shtabit të Përgjithshëm, pranë   Akademisë Ushtarake, në Tiranë.
1971 – 1981 – drejtor i Xhenios, më vonë i Fortifikimit në MM, Tiranë.
1981 – 1982 – zëvendësministër i Mbrojtjes (deri në tetor 1982).
1982 – 1984 – shef Xhenio Brigade dhe Komandant Kompanie, në Burrel.
18.12.1991- prill 1992 – ministër i Mbrojtjes në Qeverinë Teknike.
1992 – 1994 – këshilltar i MM-së. 1994 – 1997 – zëvendësministër i Mbrojtjes për Politikën e Mbrojtjes.
1994 – organizon Shoqatën Shqiptare të Atlantikut, President i saj deri 2002. 24 qershor 2002 – 24 korrik 2007 – President i Republikës së Shqipërisë.
Perfeksionime
1955 – ndjek Kursin për VIP, pranë Kolegjit të NATO-s, në Romë.
1999 – ndjek Seminarin Ndërkombëtar në Paris, pranë Akademisë Ushtarake Franceze.
Aktivitete të rëndësishme  Gjatë viteve 1994-2002 si President i Shoqatës Shqiptare të Atlantikut ka drejtuar 7 Konferenca Ndërkombëtare mbi çështjet e paqes dhe sigurisë në Rajon, dhe 3 Konferenca Kombëtare mbi çështjen e kontrollit të armatimit. Ka shkruar një sërë studimesh dhe artikujsh mbi problemet ushtarake, mbi çështjet e mbrojtjes dhe të sigurisë në Rajon, në vitin 2004 boton librin “KOSOVA mes Luftës dhe paqes”.
Mban titullin Doktor i Shkencave Ushtarake, akorduar në vitin 1979.
Ka botuar 2008, Në gjurmë të kujtimeve 1929-1958 (Kujtime, vëll. 1)
2009, Midis Nanos dhe Berishës 2002-2007 (Kujtime, vëll. 3)

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Be the first to review “Midis Nanos & Berishës – Alfred S. Moisiu”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *