Shporta

0 Produkti - 0L

Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Midis krimeve dhe mirazheve – Besnik Mustafaj

Author:

800L

 

ISBN: 978-99943-1-528-4
Formati: 13×20 cm
Faqe: 324

 

Kategoritë ,
Shpërndaje në rrjetet sociale:

Përshkrimi

Ky është botimi i plotë i esesë “Midis krimeve dhe mirazheve, Shqipëria”, shkruar në periudhën maj-dhjetor 1991 dhe botuar së pari në përkthimin frëngjisht tek “Actes Sud”, në mars 1992. Libri mbart vetëm një vështrim personal dhe prej shkrimtari, në të cilin ndërthuren dëshmitë imediate të autorit me kujtimet dhe refleksionet për një të shkuar të afërme dhe mbi të ardhmen, ashtu si ai i ka ditur, i ka ndierë dhe i ka përfytyruar në vitin 1991.

Vlerësime nga shtypi gjerman në vitet 1997-1998 dhe francez në pranverë 1992

“ … Burgu si vend i urrejtjes, dhe Shqipëria si një burg i madh, në të cilën urrejtja dhe frika janë një sistem varësie tragjikomike – motive që lidhin romanin e Mustafajt “Një sagë e vogël” me esenë e tij politike “Midis krimeve dhe mirazheve”.”                                                                                                                                                               Neue Zürcher Zeitung,  25.02.1998

Si do të mundet Shqipëria të kapërcejë nga krimet e stalinizmit te mirazhet e një demokracie të mësuar kryesisht përmes prizmit rozë të televizioneve italiane? Kjo është lënda që përshkruan Besnik Mustafaj në këtë kronikë, ku tregohen grahmat e fundit të Shqipërisë komuniste. Më 8 dhjetor 1990 ndodh e pamundura: studentët e Tiranës revoltohen. Rrëfimi i këtyre çasteve përbën disa nga faqet më të bukura të këtij libri…                                                                                                                                                                                                       Le Monde, 3 maj 1992

Me këtë libër, Besnik Mustafaj shfaqet para lexuesit perëndimor si një profet në vendin e vet.
                                                                                                                                                                                                                                               Le Journal de Genève, 14 qershor 1992

Besnik Mustafaj hoqi dorë nga politika për t’ju përkushtuar tërësisht shkrimit. Vepra e tij letrare përfshin poezi, tregime, proza për fëmijë, ese, skenarë filmash, romane dhe përkthime.
Mustafaj vlerësohet nga kritika si një nga autorët më përfaqësues të letërsisë moderne shqipe. Toena gëzon të drejtën e paraqitjes së gjithë veprës së tij në shqip. Në katalogun tonë kanë zënë vend tashmë eseja e tij politike “Midis krimeve dhe mirazheve”, ditari diplomatik “Fletorja rezervat”, përmbledhja e përkthyer me poezi të zgjedhura nga Nazim Hikmet “Barra e shenjtë” si dhe romanet “Daullja prej letre” dhe “Boshi”.
“Legjenda e lindjes sime” është një përzgjedhje e krijimtarisë poetike të Mustafajt, shkruar në dhjetëvjeçarin 1976-1986 dhe botuar në librat “Motive të gëzuara” (1978), “Pragu i verës” (1985), “Fytyrë burri” (1987), si dhe nëpër revista e gazeta letrare më parë e më pas. Janë përfshirë këtu dhe një numër i vogël poezish, mbetur nëpër fletoret e autorit për arsye që lidhen me qëndrimin e poetit ndaj tyre në një periudhë të caktuar ose me hapësirat e lirisë së botimit, që jepte koha kur janë shkruar.

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Be the first to review “Midis krimeve dhe mirazheve – Besnik Mustafaj”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *