Shporta

0 Produkti - 0L

Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Librat e babait

Author:

600L

Lloji: Roman – Novel
Faqe: 276
Formati: 13×20 cm
ISBN: 99943 – 1 – 163 – 8

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Përshkrimi

Me romanin Librat e babait Luan Starova depërton thellë dhe ndriçon kompleksitetin ballkanik, ndoshta më mirë se veprat dokumentare. Ky libër e vë lexuesin evropian perëndimor në kontakt të drejtpërdrejtë me tragjedinë që përjetuan të larguarit nga vendet ballkanike. Figura e babait mishëron në një mënyrë mjaft mbresëlënëse historinë e një epoke në Lindjen e Mesme – rënien e sundimit osman, shfaqjen e Ataturkut dhe lindjen e një shoqërie të re ballkanike, tashmë të trazuar. Në të do të gjeni shumë bukuri, shumë të vërtetë dhe shumë ndjenjë.
“Nga jeta e përbashkët pesëdhjetëvjeçare e nënës me babain, për të gjitha stinët e jetës sime, trashëgova një thesar të madh qetësie që e përftuan goditjet e fatit në dyert e familjes sonë. Kështu, nga jeta që ma dhuruan prindërit, më mbeti vetëm ta hulumtoja burimin e kësaj qetësie dhe, me ato pak fjalë që më gufonin, ta thurja historinë e familjes sime, që në të njëjtën kohë është edhe historia pesëdhjetëvjeçare e Ballkanit prej viteve 1926 deri më 1976.
Pas vdekjes së babait, vite me radhë, s’guxoja t’iu afrohesha librave të tij. Një grumbull dorëshkrimesh të vjetra, libra të zverdhur, të bartur nga të gjitha anët e botës, vazhdonin të jetonin sipas renditjes së babait. Të radhitur nëpër raftet e bibliotekës së tij, ata rrezatonin me domethënien e tyre të fundit”.

Luan Starova ka lindur në Pogradec të Shqipërisë më 1941. Si student i gjuhës dhe i letërsisë frënge, punoi një kohë si gazetar. Më vonë u pranua asistent në Katedrën e Gjuhës dhe Letërsisë frënge në Fakultetin Filologjik të Shkupit, në të cilën ka qenë profesor i rregullt i letërsisë frënge. Aktualisht ligjëron në Universitetin e Evropës Juglindore të Tetovës dhe është anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë dhe të Akademisë Mesdhetare në Napoli.
Ka botuar shtatë romane (dhe po punon në të tetin, “Dashuria e Gjeneralit”), dy vëllime me tregime, një me poezi, disa vëllime me ese dhe studime, ka përkthyer poetë të njohur francezë në shqip dhe maqedonisht. Shkruan paralelisht shqip dhe maqedonisht. Disa nga veprat e tij ende nuk janë botuar në shqip. Pas botimit të katër romaneve të parë në frëngjisht: tre nga “Fayard” në Paris (“Librat e Babait”, “Koha e dhive” dhe “Muzeu i ateizmit”) dhe një prej “Les Editions de l’Aube” (“Bregu i egzilit”) dhe pas jehonës që i bëri kritika, disa nga romanet e tij u përkthyen në 14 gjuhë të ndryshme. Renditet ndër shkrimtarët shqiptarë më të përkthyer në botë.
Është fitues i çmimit më të lartë francez për artet dhe letërsinë.

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Be the first to review “Librat e babait”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *