Shporta

0 Produkti - 0L

Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Lëkura e qenit

Author:

600L

Faqe: 288
Formati: 13×20 cm
ISBN: 978-99927-1-690-8

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Përshkrimi

Një histori dashurie e rishfaqur në tri breza, një takim plot pikëpyetje e të panjohura me mijëvjeçarin e ri, një përpjekje për t’u çliruar nga dhembjet e së kaluarës. Po a është e mundur të shpëtojmë nga ankthi i hijeve tona? Në këtë libër haluçinant, ku fytyra e shëmtuar e botës vetëm rrallë lejon të shihet ana tjetër e medaljes me fytyrën e bukur të saj, Kongoli futet në skutat më të fshehta të qenies. Dhe e vetmja shpresë shpëtimi për individin mbetet dashuria njerëzore.

Një ditë ajo u shfaq në kuadratin e derës e tëra në ngjyrë vishnje, që nga flokët, xhaketa prej lëkure, çizmet e gjata me taka të larta ngjitur pas këmbëve, deri tek aroma e e trupit të saj, një aromë vishnje, siç m’u duk…Unë kisha mbetur te dera e dhomës i hutuar.

Ky hutim, kur ndoshta për herë të parë ndodhesha vetëm për vetëm me atë dreq vajze, më zbuloi bishën agresive të strukur brenda meje. Bisha nuk kishte ngordhur, siç kujtoja. Bisha qe gjallë. Sytë e saj shihnin format e trupit të Lorit, e përpinin… I shpërqendruar dola në korridor, nga korridori jashtë…si të doja të rrija sa më larg saj për të qetësuar bishën brenda meje. Pastaj edhe ajo doli…Me aromën vishnjë të kurmit.

Me buzët vishnjë që puthën faqen time para se të largohej nëpër shkallë. Duke më lënë me ndjesinë trullosëse të gjinjve të saj, që ishin mbështetur lehtë mbi gjoksin tim. Pas dyshimin më të largët se brenda meje kishte zgjuar një bishë. Pa e marrë me mend se që nga ajo ditë do të vinte rregullisht të më trazonte në ëndrrat e mia erotike..

Fatos Kongoli, lindur në Elbasan më 1944, ka studiuar për matematikë, pjesërisht në Pekin, pjesërisht në Tiranë, ku është diplomuar në vitin 1967. Ka punuar për një kohë të gjatë si gazetar letrar dhe redaktor në Shtëpinë Botuese “Naim Frashëri”. Është autor i një vargu librash. Shquhen sidomos romanet e tij, të vlerësuar nga lexuesi shqiptar dhe i huaj. Librat e Kongolit janë botuar në Francë, Itali, Zvicër, Greqi, Gjermani, Poloni, Sllovaki, Bullgari, Serbi, Britani e Madhe, me jehonë në disa nga gazetat dhe revistat më të mëdha europiane si Le Monde, Le Figaro, La Stampa, Le Temps, Le Soir, L’Express, Magazine Littéraire, Der Tagesspiegel, The Guardian, The Indipendent, etj. Është tri herë fitues i çmimit vjetor për librin më të mirë në prozë dhënë nga Ministria e Kulturës (1995, 2000, 2002), si dhe i çmimit Velia (2000). Është fitues i çmimit ndërkombëtar “Balkanika”-2002. Është fitues, gjithashtu, i çmimit më të lartë letrar në Shqipëri “Penda e Artë” (2004). Shoqata e Botuesve Shqiptarë e ka vlerësuar me çmimin “Shkrimtari i vitit” për 2006-ën, ndërsa romani “Lëkura e qenit”, përkthyer në gjermanisht, u shpall libri i muajit qershor 2006 në Gjermani. Është anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Be the first to review “Lëkura e qenit”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *