Shporta

0 Produkti - 0L

Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Kujtime – Ismail Qemali

Author:

1,500L

Përktheu: Abdurrahim Myftiu
ISBN: 978-99943-1-558-1
Formati: 14×20 cm
Faqe: 496

 

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Përshkrimi

I ndërtuar në formën e një autobiografie, ky vëllim jep ngjarje të vërteta e të jetuara prej Ismail Qemal Bej Vlorës, një nga figurat më të ndritura jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë arenën ndërkombëtare. Gjatë kësaj pune Ismail Qemal Beun e trazuan si disa probleme vetjake të rënda, shpesh sfilitëse në shpirt, ashtu edhe preokupimet atdhetare e intrigat, që luheshin për të ardhmen e mëmëdheut të tij, Shqipërisë. Jo vetëm…
Këto “Kujtime” japin një pasqyrë tepër vetjake, jashtëzakonisht objektive, të botës osmane, e cila, sado parahistorike të jetë bërë në dukje, si pasojë e luftës, nuk është aq e largët sa të mos na flasë me këshilla lloj-lloji për kohën tonë e për të ardhshmen e afërt.
Në libër trajtohen çështje të rëndësishme të politikës botërore të kohës, të dhëna në plotërinë e tyre, si: lufta franko-prusiane dhe pasojat e saj në Lindje, Traktati i Parisit, misionet e Bismarkut në Lindje, kryengritja bullgare dhe shtypja e saj, konferenca ndërkombëtare, Traktati i Shën Stefanit etj.

U linda në muajin janar 1844 në Vlorë (ose Avlona), qyteti shqiptar, ku shumë kohë më pas do të shpallja pavarësinë e atdheut tim. Im atë ishte Mahmud Bej Vlora, kurse ime më – Hedie Hanëmi, nga Gjirokastra. Po vija në jetë pas epokës më të rëndësishme që Perandoria Osmane, ku bënte pjesë edhe Shqipëria, kishte përshkuar në krejt historinë e saj. Rrëzimi i sundimtarit sovran Ali Pasha të Janinës; kushtetuta e mbretërisë së Greqisë; njohja e qeverisjes gjysmë të pavarur të Mehmet Aliut në Egjipt; hyrja e Perandorisë Osmane në Koncertin Evropian, bashkë me rrjedhojat e kësaj ngjarjeje të rëndësishme; shpallja e Hatt-it të Gjylhanesë,* e cila hapi epokën e barazisë e të drejtësisë për të gjithë popujt e Perandorisë, pavarësisht nga raca dhe feja – këto qenë ngjarje me rëndësi të madhe dhe ndikim po aq të madh e të shumanshëm. Greqia hynte si pykë brenda trupit të kësaj Perandorie në Evropë – pykë, që në çdo çast mund të ngulej edhe më thellë dhe kësisoj të këpuste trungun evropian të Turqisë e madje të kërcënonte stabilitetin e kryeqytetit vetë. Njëherazi, krijimi i një dinastie myslimane në Egjipt, e cila formonte një qendër të Islamit kundër Hexhazit dhe bazës së botës arabe, ishte në dëm të Kalifatit të Sulltanit…

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Be the first to review “Kujtime – Ismail Qemali”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *