Shporta

0 Produkti - 0L

Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Kujtime 2

Author:

1,500L

Faqe: 344
Formati: 16.5 x 23 cm
ISBN: 978-99943-1-846-9

Kategoria
Shpërndaje në rrjetet sociale:

Përshkrimi

Në këtë vëllim të Kujtimeve të Presidentit Alfred Moisiu përfshihet koha e shërbimit në Ushtrinë Shqiptare pas kthimit nga studimet në Akademinë e Inxhinierisë Ushtarake në Moskë, nga viti 1958 deri në janar 1985, koha e daljes në pension. Në këtë periudhë tregohet veprimtaria e tij që nga detyra e instruktorit në Drejtorinë e Xhenios të Ministrisë së Mbrojtjes deri si zëvendësministër i Mbrojtjes, dhe më pas koha e vuajtjes së dënimit, pas uljes në detyrë si shef Xhenio Brigade në Burrel.

Jepen të dhëna gjatë punës si komandant Brigade në Kavajë, për zhvillimet në Ushtrinë Shqiptare pas daljes nga Traktati i Varshavës, mbi të ashtuquajturin “Puç ushtarak”, mbi fortifikimin, mbi periudhën e spastrimeve në ushtri pas vetvrasjes së Mehmet Shehut.

Tregohet për kohën në pension, për zhvillimet demokratike, për punën si ministër i Mbrojtjes në Qeverinë Teknike të vitit 1991-1992, vazhdimi i karrierës së mëtejshme në atë ministri pas fitores së Partisë Demokratike në vitin 1992 deri në vitin 1997, përfshi edhe ngjarjet e atij vti të paharrueshëm.

Flitet mbi organizimin dhe veprimtarinë e Shoqatës Shqiptare të Atlantikut deri në qershor 2002, kohë ku ai zgjidhet President i Republikës së Shqipërisë.
Për herë të parë, nga një bashkëkohës i rangjeve të larta, flitet për ngjarjet e dhimbshme në Ushtrinë Shqiptare gjatë viteve të diktaturës komuniste.

Alfred Moisiu lindi në Shkodër më 1 dhjetor 1929.

1941-1943, 1944-1945 – nxënës i gjimnazit “Qemal Stafa”, Tiranë.
1942 – 1944 – pjesëmarrës i Lëvizjes dhe më vonë i Luftës NÇL.
1946 – 1948 – student në Shkollën Ushtarake të Xhenios, Moskë-Petersburg.
1948 -1951 – komandant toge, më vonë pedagog i Akademisë Ushtarake, në Tiranë.
1952 -1958 – ndjek studimet në Akademinë e Inxhinierisë Ushtarake në Moskë, ku përfundon studimet me “Medalje të Artë”.
1958 – 1966 – shërben në Drejtorinë e Xhenios së MM-së, Tiranë, në funksione të ndryshme.
1966 – 1971 – komandant i Brigadës së Urave të Rënda, në Kavajë.
1967 – 1968 – ndjek studimet në Kursin e Lartë të Shtabit të Përgjithshëm, pranë Akademisë Ushtarake, në Tiranë.
1971 – 1981 – drejtor i Xhenios, më vonë i Fortifikimit në MM, Tiranë.
1981 – 1982 – zëvendësministër i Mbrojtjes (deri në tetor 1982).
1982 – 1984 – shef Xhenio Brigade dhe Komandant Kompanie, në Burrel.
18.12.1991- prill 1992 – ministër i Mbrojtjes në Qeverinë Teknike.
1992 – 1994 – këshilltar i MM-së.
1994 – 1997 – zëvendësministër i Mbrojtjes për Politikën e Mbrojtjes.
1994 – organizon Shoqatën Shqiptare të Atlantikut, president i saj deri 2002.
24 qershor 2002 – 24 korrik 2007 – President i Republikës së Shqipërisë.

Perfeksionime
1955 – ndjek Kursin për VIP, pranë Kolegjit të NATO-s, në Romë.
1999 – ndjek Seminarin Ndërkombëtar në Paris, pranë Akademisë Ushtarake Franceze.

Aktivitete të rëndësishme
Gjatë viteve 1994-2002, si President i Shoqatës Shqiptare të Atlkantikut, ka drejtuar 7 Konferenca Ndërkombëtare mbi çështjet e paqes dhe sigurisë në rajon dhe 3 Konferenca Kombëtare mbi çështjen e kontrollit të armatimit.

Ka shkruar një sërë studimesh dhe artikujsh mbi problemet ushtarake, mbi çështjet e mbrojtjes dhe të sigurisë në rajon. Në vitin 2004 boton librin “KOSOVA mes Luftës dhe Paqes”;

në vitin 2008 boton librin “Në gjurmë të kujtimeve 1929-1958” (Kujtime, vëll. I);

në vitin 2009 boton librin “Midis Nanos dhe Berishës 2002-2007” (Kujtime, vëll. III); ka botuar në 5 vëllime Fjalime, Mesazhe dhe Intervista gjatë viteve 2002-2005.

Në vazhdimësi ka botuar dhe vazhdon të botojë shkrime dhe intervista të ndryshme në shtypin shqiptar dhe atë të huaj për zhvillimet politike në Shqipëri dhe për marrëdhëniet ndërkombëtare.

Mban titullin “Doktor i Shkencave Ushtarake”, akorduar në vitin 1979.

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Be the first to review “Kujtime 2”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *