Shporta

0 Produkti - 0L

Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Kujt t’i besoj

Author:

600L

Lloji: Poezi të zgjedhura
Faqe: 248
Formati: 14×20 cm
ISBN: 99943 – 1 – 196 – 4

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Përshkrimi

Faslli Haliti është një poet i shquar i letrave shqipe, që paraqitet me atributet e origjinalitetit të tij të patjetërsueshëm. Ai nuk është i ngjashëm me askënd, është plotësisht dhe thellësisht vetvetja. Stili i tij është muskulor, ndërtimi i poezive mbaron me një varg të formës së epilogut. Vesku i epigramave është në laboratorin krijues. Poeti ruan koherencën, por jo njëtrajtshmërinë. Poezia e Faslli Halitit, mund të klasifikohet si një poezi moderne, pa paraardhës dhe pa pasardhës. Duke mos qenë i imitueshëm, ai është i vërtetë deri në fund.

Faslli Haliti ka lindur në Lushnjë, më 5 dhjetor 1935. Ka mbaruar Liceun Artistik për pikturë dhe është diplomuar për Gjuhë-Letërsi shqipe në Universitetin e Tiranës.
Ka botuar vëllimet poetike: Sot, Mesazhe fushe, S’di të hesht, Mbrapsht, Çartje, Kujt t’i besoj, Kaq (përmledhje) etj. Ka botuar tregime, ese, skica, publicistikë në gazetat dhe revistat letrare e në gazetat e përditshme, të pavarura e partiake, si dhe ka përkthyer disa nga emrat më të njohur të letërsisë botërore.
Është përfshirë në disa antologji në gjuhë të huaja, si: italisht, anglisht, gjermanisht, greqisht.
Është nderuar me shumë çmime kombëtare e ndërkombëtare.

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Be the first to review “Kujt t’i besoj”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *