Shporta

0 Produkti - 0L

Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Kufoma – Fatos Kongoli

Author:

600L

ISBN: 978 – 99943 – 1 – 281 – 8
Formati: 13×20 cm
Faqe: 328

 

Kategoritë ,
Shpërndaje në rrjetet sociale:

Përshkrimi

“Kufoma” është romani i lojës mizore të maces me miun midis pushtetit totalitar dhe individit. Festim Gurabardhi, redaktor në një shtëpi botuese, i përndjekur nga hetuesi Valmir D. është në qendër të ngjarjeve. Një jetë në makth, në një atmosferë absurdi në mesin e viteve ’70, ku ekzistenca mbahet në fijen e perit, është atmosfera e kohës ku zhvillohen këto ngjarje. Personazhet më kot përpiqen të gjejnë strehë në shfrimet dashurore të hfrenuara dhe avujt e alkoolit. Gjithçka i shtyn drejt shkatërrimit, çmendurisë.
I botuar për herë të parë në vitin 1994, “Kufoma” është një nga veprat më dramatike e më të fuqishme të Kongolit. Bashkë me romanin “I humburi” (1992), ai shënoi një kapërcim thelbësor në letrat shqipe, me sukses befasues në shkallë evropiane.
Në gazetën franceze LIBERATION (14 maj 1998) pas botimit në frëngjisht të romanit, shkruhej: “Me këtë roman të ri haluçinant, Fatos Kongoli afirmohet si shkrimtari tjetër i madh shqiptar.”
Ky libër që lexohet me një frymë, është nderuar me çmimin “Romani më i mirë i vitit 1995” nga Ministria e Kulturës e Shqipërisë. Ai është përkthyer dhe botuar në Francë dhe Itali

Fatos Kongoli, lindur në Elbasan më 1944, ka studiuar për matematikë, pjesërisht në Pekin, pjesërisht në Tiranë, ku është diplomuar në vitin 1967. Ka punuar për një kohë të gjatë si gazetar letrar dhe redaktor në Shtëpinë Botuese “Naim Frashëri”. Është autor i një vargu librash. Shquhen sidomos romanet e tij, të vlerësuar nga lexuesi shqiptar dhe i huaj. Librat e Kongolit janë botuar në Francë, Itali, Zvicër, Greqi, Gjermani, Poloni, Sllovaki, Bullgari e Serbi, me jehonë në disa nga gazetat dhe revistat më të mëdha evropiane si Le Monde, Le Figaro, La Stampa, Le Temps, Le Soir, L’Express, Magazine Littéraire, Der Tagesspiegel, etj. Është tri herë fitues i çmimit vjetor për librin më të mirë në prozë dhënë nga Ministria e Kulturës (1995, 2000, 2002), si dhe i çmimit Velia (2000). Është fitues i çmimit ndërkombëtar “Balkanika”-2002. Është fitues, gjithashtu, i çmimit më të lartë letrar në Shqipëri “Penda e Artë” (2004). Shoqata e Botuesve Shqiptarë e ka vlerësuar me çmimin “Shkrimtari i vitit” për 2006-ën, ndërsa romani “Lëkura e qenit”, përkthyer në gjermanisht, u shpall libri i muajit qershor 2006 në Gjermani.

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Be the first to review “Kufoma – Fatos Kongoli”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *