Shporta

0 Produkti - 0L

Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Krishti kryqëzohet përsëri – Niko Kazanxaqis

Author:

1,200L

Roman
Përktheu: Harallamb Qesko
Faqe: 536
Formati: 13×20 cm
ISBN: 978-99943-1-591-8

Kategoritë ,
Shpërndaje në rrjetet sociale:

Përshkrimi

Ndërsa ndjek ngjarjet e situatat, personazhet e bëmat e tyre, të duket, për një çast, sikur sheh Shqipërinë: me dredhitë dhe padrejtësitë, me të kamur llupësa e me të varfër, me shfrytëzues, me makinacione, perversitete e poshtërsi të gjithfarshme; me klerikë dallkaukë, që në emër të “Krishtit” janë gati që të varin kokëposhtë me dhjetëra krishterë të tjerë. Qysh në vështrim të parë, na shfaqet një galeri personazhesh, të cilët dëshmojnë sesa mjeshtër i madh është në këto qasje e përqasje Kazanxaqisi – në këto gjetje tejet origjinale, që nëpërmjet këtyre roleve për secilin, bëmave të apostujve, ai skalit në një mënyrë të habitshme tipin dhe karakterin e secilit pa më të voglin mundim të tipizimit sakrifikues klasikexhan; duke mos përmendur këtu meritat e tjera: të konstrukteve lapidareske gjuhësore, pasazheve të prozës tejet poetizuese, deri në magjitë e fjalës e të frazës, të skenave lirike e makabre.

Aty ndaj mesit të natës, filloi kambana që të binte e hareshme e të ftonte të krishterët që të venin në kishë e të shihnin Krishtin që po lindej. U ndezën kandilat, shtëpitë u ndriçuan, hapeshin dyert një e nga një, dilnin të krishterët dhe drejtoheshin për në kishë, gjithë duke tërtëritur nga të ftohtët. Nata ishte e qetë, e ngrirë dhe pa yje. Vetëm dyert e shtëpisë së Patriarqeut rrinin të mbyllura me rreze nga pas, dhe ata që kalonin, dëgjonin brenda potere të madhe burrash dhe herë-herë një vajtim me zë të lartë e pak të ndrojtur të një gruaje.
(Fragment nga libri)

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Be the first to review “Krishti kryqëzohet përsëri – Niko Kazanxaqis”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *