Shporta

0 Produkti - 0L

Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Kohë për askund

Author:

700L

Gjinia: Poezi
Faqe: 120
Formati: 14 x 20,5 cm

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Përshkrimi

LUTJE…

Më fal, nënë…
nëse nuk e ndala dot plakjen tënde.

 

(Kam mbetur vetëm
nën këtë qiell marsi
që e përshkojnë edhe zogjtë
Miqësia me to më ka trimëruar përherë.)

 

Më fal, nënë…
nëse nuk mund ta ndal dot ikjen tënde.

 

Mbi mermerin tënd
do ta mbështes dhimbjen time
të bëre kurorë me cicërimat e zogjve.

 

Më fal, nënë…
nëse nuk do të mund t’i ndal zogjtë
të fluturojnë mbi kokën tënde,
nën qiell
dhe nën këtë dhé…

 

2005


 

PAS SHUMË VITESH

 

Në fëmijërinë time dikur kam pasur rrotull shumë qen
që ma kanë gazmuar jetën me lehjet e ndershme ham-ham.
Por tani, pas kaq vitesh, kur këtë mundësi më s’e kam,
u ruhem monstrave pasardhëse të tyre me dy këmbë.

 

Tetor 2012

Rreth autorit:

Arben Shehi lindi në Shkodër në shtator të vitit 1954, në një prej familjeve qytetare më në zë, me tradita të spikatura intelektuale dhe shoqërore.

Prirjet e hershme letrare i përvijojnë një profil artistik.

Në vitet 1972-1977 studioi për arkitekturë në Tiranë, dhe që nga viti 1979-1992 iu kushtua projektimit arkitektonik dhe angazhimit akademik si lektor korrespondent në Fakultetin e Arkitekturës (1984-1993).

Në vitet 1993-2000 drejtoi Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë të Shqipërisë dhe Tiranës, e më pas disa organizata për sistemet e cilësisë dhe të pronësisë intelektuale. Është autor i një seri shkrimesh e qëndrimesh estetike për arkitekturën dhe zhvillimin e qëndrueshëm në përgjithësi.

Nga viti 2009-2012 ka qenë këshilltar i Presidentit të Republikës për zhvillimin urban e mjedisin.

Ka botuar përmbledhjet poetike “Pika e djersës” (1981), “Rikthim drejt gjërave që i kam dashur” (1996), “Gjysma e heshtjes” (2001) dhe “Kohë për askund” (2009). Kjo përmbledhje është botuar edhe në Francë (Editions Baudelaire, 2011), në Itali (Edizioni Robin, 2012) dhe gjithashtu është në përgatitje botimi edhe në Gjermani.

Poezi të tij janë përkthyer në gjuhë të ndryshme të botës, si: anglisht, italisht, frëngjisht, gjermanisht, rumanisht, greqisht etj.

Gjithashtu ka botuar suksesshëm edhe romanet “Gryka e pusit” (Toena 2011) dhe “Viti i qenve” (Toena 2013).

Romani “Gryka e pusit”, tashmë i përkthyer në italisht, do të jetë së shpejti në qarkullim.

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Be the first to review “Kohë për askund”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *