Shporta

0 Produkti - 0L

Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Kështu ecën njeriu – Kim Mehmeti

Author:

600L

ISBN: 978 – 99943 – 1 – 233 – 7
Formati: 13×20 cm
Faqe: 248

 

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Përshkrimi

Publicisti Kim Mehmeti sjell para lexuesve një monografi të kritikut dhe studiuesit Ali Aliu, i cili gjithë patosin e frymëzimeve të tij kritiko-letrare e ka ushqyer me kuptimin e thelbit estetik të letërsisë, të artit.

Si njohës i shkëlqyer i ecjeve të mendimit teorik e kritik, të doktrinave letrare që thyhen në valët e lumit të historisë së artit, ku ka aq mendime për letërsinë sa edhe krijues dhe kritikë letrarë, dhe ku mbeten vetëm ata që i rezistojnë peshores së kohës, Ali Aliu do të mbetet një ndër zbërthyesit më të mirë të poezisë shqiptare nga Rilindja e këtej. Monografia është punuar me mjaft mjeshtëri, është një punim i bazuar në fakte konkrete, thënie të njerëzve të njohur e të respektuar, që ngrenë lart punën shumëvjeçare të këtij kolosi të kulturës shqiptare.

Kim Mehmeti ka lindur në vitin 1955 në fshatin Gërçec në afërsi të Shkupit, ku edhe jeton.
Ka punuar si reporter i lirë në gazetën “Flaka”.
Redaktor i revistës kulturore “Jehona”.
Redaktor i veprimtarisë botuese të “Flakës”.
Koordinator i programit botues pranë Institutit “Shoqëri  e Hapur”.
Aktualisht është redaktor përgjegjës i Rrjetit Alternativ  Informativ për Maqedoninë dhe drejtor ekzekutiv i  Qendrës për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim Multikulturor në Shkup.
Është shkrimtar bilingual, i cili pos në gjuhën amtare shkruan dhe boton edhe në gjuhën maqedonase. Të gjithë librat e tij janë botuar edhe në gjuhën maqedonase. Shkruan prozë, tekste publicistike dhe përkthen nga gjuha maqedonase në gjuhën shqipe dhe anasjelltas.
Tregime të këtij autori janë përkthyer dhe botuar në gjuhën franceze, gjermane, angleze, turke, polake, kroate, sllovene etj. dhe janë përfshirë në shumë antologji.
Për opinionin shqiptar dhe maqedonas, si edhe më gjerë, Kim Mehmeti është i njohur edhe si publicist dhe analist i rrjedhave aktuale shoqërore në rajonin e Ballkanit

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Be the first to review “Kështu ecën njeriu – Kim Mehmeti”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *