Shporta

0 Produkti - 0L

Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Karuseli – Fatos Kongoli

Author:

600L

 

ISBN: 978 – 99943 – 1 – 262 – 7
Formati: 13×20 cm
Faqe: 280

 

Kategoritë ,
Shpërndaje në rrjetet sociale:

Përshkrimi

Albana Progri, e sapo diplomuar si farmaciste, është vajza e një ambasadori. E bukur, e përkëdhelur, e mësuar me një jetë të qetë dhe me adhurues të shumtë, befas gjendet në syrin e një cikloni. Midis adhuruesve të saj është edhe një personazh i zymtë, i vetëquajtur Edmond Dantes. Në pamundësi për të fituar dashurinë e vajzës, ky tip i ndërlikuar, inskenon një situatë absurde, të papërballueshme nga nervat e dobëta të vajzës. Por a është vërtet adhuruesi i sëmurë shkaktar i dramës së Albana Progrit?
Në këtë roman, i dyti në ciklin prej nëntë romanesh të autorit, që fillon me “Ne të tre” (1965) dhe mbërrin te “Jetë në një kuti shkrepësesh” (2007), Kongoli na jep mjeshtërisht një tablo të jetës në Tiranën e mesit të viteve ’80. Me monotoninë, vrazhdësinë, artificialitetin e një realiteti të ndrydhur.
Një libër i jashtëzakonshëm, ku veçanërisht lexuesit e rinj do të gjejnë shumëçka për një epokë që e njohin pak, përmes një metafore domethënëse: Karuselit.

Fatos Kongoli, lindur në Elbasan më 1944, ka studiuar për matematikë, pjesërisht në Pekin, pjesërisht në Tiranë, ku është diplomuar në vitin 1967. Ka punuar për një kohë të gjatë si gazetar letrar dhe redaktor në Shtëpinë Botuese “Naim Frashëri”. Është autor i një vargu librash. Shquhen sidomos romanet e tij, të vlerësuar nga lexuesi shqiptar dhe i huaj. Librat e Kongolit janë botuar në Francë, Itali, Zvicër, Greqi, Gjermani, Poloni, Sllovaki, Bullgari e Serbi, me jehonë në disa nga gazetat dhe revistat më të mëdha evropiane si Le Monde, Le Figaro, La Stampa, Le Temps, Le Soir, L’Express, Magazine Littéraire, Der Tagesspiegel, etj. Është tri herë fitues i çmimit vjetor për librin më të mirë në prozë dhënë nga Ministria e Kulturës (1995, 2000, 2002), si dhe i çmimit Velia (2000). Është fitues i çmimit ndërkombëtar “Balkanika”-2002. Është fitues, gjithashtu, i çmimit më të lartë letrar në Shqipëri “Penda e Artë” (2004). Shoqata e Botuesve Shqiptarë e ka vlerësuar me çmimin “Shkrimtari i vitit” për 2006-ën, ndërsa romani “Lëkura e qenit”, përkthyer në gjermanisht, u shpall libri i muajit qershor 2006 në Gjermani.

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Be the first to review “Karuseli – Fatos Kongoli”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *