Shporta

0 Produkti - 0L

Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Ju flet Tirana… – Agron Çobani

Author:

1,000L

Kujtime
Faqe: 320
Formati: 15×23 cm
ISBN: 978-99943-1-615-1

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Përshkrimi

Ky libër është një pjesë e historisë së Radiotelevizionit Shqiptar. Në të përmblidhen kujtime të autorit dhe personazhe të shumtë.
Duke qenë dëshmitar i shumë ngjarjeve, autori sjell për herë të parë fakte të papublikuara, analiza interesante dhe refleksione mbi ndodhi tronditëse në vite. Autori i ka shkruar të gjitha këto duke i qëndruar besnik së vërtetës dhe duke iu shmangur sa më shumë që të jetë e mundur subjektivizmit.

Agron ÇOBANI ka lindur në Nepravishtë të Gjirokastrës, në shtator të vitit 1942. Ka kryer studimet e larta pranë Universitetit të Tiranës, në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, dega Gjuhë-Letërsi Shqipe, si dhe Fakultetin e Gazetarisë. Menjëherë pas diplomimit, nis punë në Radio Tirana e më pas në Radiotelevizion, për të mos u shkëputur prej tij për dekada të tëra, me përjashtim të periudhës 1982-1991, kur e larguan prej andej.
Në këtë institucion i ka kryer të gjitha profesionet, duke filluar nga gazetar në redaksinë e informacionit e deri te drejtor i përgjithshëm i RTSH-së. Për sa kohë ka qenë gazetar, por edhe në periudhën e posteve drejtuese, ka lëvruar të gjitha gjinitë e publicistikës radiotelevizive, që nga lajmi e kronika, telereportazhi, dokumentari e radiodrama. Për një periudhë të gjatë kohe ka qenë në radhët e para të gazetarëve shqiptarë. Kontribut të rëndësishëm ka dhënë në drejtimin e Institucionit Mediatik, në organizimin dhe zhvillimin e tij në vite, në përgatitjen e gazetarëve të rinj.

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Be the first to review “Ju flet Tirana… – Agron Çobani”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *