Shporta

0 Produkti - 0L

Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Jetë të marra peng

900L

Roman
Faqe: 314
Formati: 14×20 cm
ISBN: 978-99943-1-633-5

Kategoritë ,
Shpërndaje në rrjetet sociale:

Përshkrimi

Një roman kushtuar dashurisë së një burri të krishterë për një vajzë myslimane në pashallëkun ekzotik të Ali Pashë Tepelenës. Tabu të kohës, paragjykime, pengesa, situata dhe personazhe të papërsëritshme.

Një roman kushtuar të gjithë atyre që në jetë guxuan të kapërcejnë muret e ndaluar të kësaj bote të ndarë me mure të të gjitha llojeve dhe atyre që e ëndërruan
dhe vazhdojnë ta ëndërrojnë pafundësisht këtë gjë.

Burri ndjeu fare pranë aromë vajze. Flegrat e hundës po i çaheshin. Nuk mund të ndodhte që ta ngatërrronte atë aromë me aromën e ndonjë luleje që rritej në atë vend të huaj. Ishte aromë lëkure. Ndoshta flokësh. Ai u kthye në drejtim të murit të lartë prej guri që ndante kopshtin e tij me shtëpinë ngjitur dhe nuhati në ajër me pamjen e një kali në livadh në stinën e ndërzimit, që ngre kokën lart dhe tund jelet duke u dridhur i tëri. Për një çast iu bë sikur do të hingëllinte.
Papritur u dëgjua një e qeshur e zgjatur grykore që të kujtonte rrjedhjen e një përroi mali nëpër gurë. Kurrë franku i Kështjellave nuk kishte dëgjuar të qeshur aq robëruese. Duke çaluar paksa me këmbën e djathtë, ai kërkoi nëpër kopësht një shkallë druri me të cilën shërbëtori i tij krasiste pemët në pranverë dhe i vilte në vjeshtë. E gjeti, e ngriti në supin e majtë dhe u nis drejt murit, ndonëse e dinte mirë se po kryente një veprim rreptësisht të ndaluar. Kurrë mos e kapërce murin e një shtëpie myslimane, iu kujtuan fjalët e Mehmet efendiut, anëtarit më të rëndësishëm të divanit të pashallëkut, të thëna dikur, në javët e para të mbërritjes së tij në Janinë.

(Fragment nga romani)

VIKTOR CANOSINAJ u lind në vitin 1960 në Vlorë. Deri nga mesi i vitit 1965 jetoi në ishullin e Sazanit ku i ati shërbente në Marinën Ushtarake dhe më tej në Durrës ku transferohet familja e tij. Studimet e larta i kreu për Gjuhë-Letërsi dhe ato pasuniversitare për Kritikë Letrare. Në periudhën 1984-1990 ka punuar mësues letërsie në Shupenzë të rrethit të Dibrës. Pas 1990-s vendoset në Tiranë dhe punon si gazetar, përkthyes e redaktor.

Ai ka botuar romanet për të rritur:

n Katër yje në qytet
n Elegji e re për Van Gogun
n Dashuri në ikje
n Lufta në udhëkryq
n Një copë tokë nën qiell
n Vite blu
n Pianistja belge
n Të gjithë tulipanët e botës
n Një dashuri sa dy oqeane
n Nesër do të jetë ndryshe

Viktor Canosinaj është gjithashtu autor i shumë librave për fëmijë dhe të rinj disa prej të cilëve kanë qenë bestseller të dy dekadave të fundit. Kështu, “Biri i Erës” ka fituar çmimin e Ministrisë së Kulturës për vitin 1997, “Monstrat e Rrugës së Mimozave” ka fituar Pendën e Argjendtë 2002, “Meriyll” është renditur në Listën e Nderit të IBBY-t 2002. Nga një anketim i kryer në Panairin e Librit 2006 nga UNICEF dhe Shoqata e Botuesve Shqiptarë Viktor Canosinaj doli autori më i lexuar për fëmijë dhe të rinj. Ndërsa nga anketimi i kryer nga biblioteka komunale e Prishtinës doli autori më i lexuar për vitin 2009.
Viktor Canosinaj ka qenë i ftuar në Festivalin Letrar të Berlinit 2008.
Ai ka përkthyer letërsi artistike nga anglishtja dhe italishtja. Është autor i librit studimor “Nga Liza te Harri Poteri”.

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Be the first to review “Jetë të marra peng”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *