Shporta

0 Produkti - 0L

Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Jetë në një kuti shkrepsesh – Fatos Kongoli

Author:

600L

ISBN: 978 – 99943 – 1 – 235 – 1
Formati: 13×20 cm
Faqe: 296

Kategoritë ,
Shpërndaje në rrjetet sociale:

Përshkrimi

Në një apartament luksoz, diku, në një nga pallatet e larta, më të reja të kryeqytetit, ndodh aksidentalisht një krim. Vrasësi është një gazetar, i cili, në një çast të rënduar psikik, pas një bashkëjetese prej dy vjetësh, sapo është ndarë me mikeshën e tij, gjithashtu gazetare, drejtuese e një emisioni të përjavshëm televiziv me VIP-a.
Në sfondin e këtij krimi, Kongoli sjell mjeshtërisht me këtë libër universin e një jete të mbyllur në përmasat e një kutie shkrepësesh. Rrjedhimisht, të ndrydhur e të deformuar. Me degradimin ngjethës të vlerave morale, që duket sikur s’ka të ndalur.
Deviza e personazhit është të përballet me poshtërsinë dhe ligësinë njerëzore, por i pafuqishëm, dorëzohet. Kështu gjen strehë në kujtimin e historive të fëmijërisë dhe të historive të tij dashurore.
Pa dyshim, një regjistër i ri në letrat e sotme shqipe.

Fatos Kongoli, lindur në Elbasan më 1944, ka studiuar për matematikë, pjesërisht në Pekin, pjesërisht në Tiranë, ku është diplomuar në vitin 1967. Ka punuar për një kohë të gjatë si gazetar letrar dhe redaktor në Shtëpinë Botuese “Naim Frashëri”. Është autor i një vargu librash. Shquhen sidomos romanet e tij, të vlerësuar nga lexuesi shqiptar dhe i huaj. Librat e Kongolit janë botuar në Francë, Itali, Zvicër, Greqi, Gjermani, Poloni, Sllovaki, Bullgari e Serbi, me jehonë në disa nga gazetat dhe revistat më të mëdha evropiane si Le Monde, Le Figaro, La Stampa, Le Temps, Le Soir, L’Express, Magazine Littéraire, Der Tagesspiegel, etj. Është tri herë fitues i çmimit vjetor për librin më të mirë në prozë dhënë nga Ministria e Kulturës (1995, 2000, 2002), si dhe i çmimit Velia (2000). Është fitues i çmimit ndërkombëtar “Balkanika”-2002. Është fitues, gjithashtu, i çmimit më të lartë letrar në Shqipëri “Penda e Artë” (2004). Shoqata e Botuesve Shqiptarë e ka vlerësuar me çmimin “Shkrimtari i vitit” për 2006-ën, ndërsa romani “Lëkura e qenit”, përkthyer në gjermanisht, u shpall libri i muajit qershor 2006 në Gjermani.

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Be the first to review “Jetë në një kuti shkrepsesh – Fatos Kongoli”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *