Shporta

0 Produkti - 0L

Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

IDLIR AZIZAJ – Shekspirotët

Author:

1,400L

Autori: IDLIR AZIZAJ
Titulli: Shekspirotët
Lloji: Tregime & Novela
Faqe: 208

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Përshkrimi

“Shekspirotët”, tregime dhe novela ku jepen disa situata tragjikomike dhe groteske të Shqipërisë të para nga prizmi shekspirian. Pa u munduar të bëjë një aplikim modern të Shekspirit në shoqërinë e sotme, autori na tregon se si vendi ynë sot gjendet si aktualitet brenda veprës së dramaturgut të madh.

Kur ne mbërritëm në Gërdec, dritaret ishin objektet që binin më shumë në sy e njëkohësisht më të kota në gjithë hapësirën përreth. Ato ishin të vetmet që kishin parë realisht e pa mundim shpërthimin e tmerrshëm të uzinës ushtarake. Ato lloj dritaresh ta hiqnin dëshirën për sy, ashtu si qëndronin: të rrasura në ajër, në qytezën ku as ajri nuk lëvizte.
Natyrisht, si në çdo qytet të tillë fantazmë, një qen kaloi larg në distancë; i ngeshëm, lëvizi në një kohë që kishte marrë tipare edhe nga ritmi i njerëzve. Ishte e vështirë ta konsideroje “qen”, sepse dukej sikur iu fut murit me aq qetësi, sa ne menduam që për pak do ta shihnim lart, në ballkonin e pambaruar. Gjithçka ishte e mbledhur, e kthyer, e stërpalosur, njëlloj si në gjumin e prishur, ku vetja hyn sërish e sërish në krevat me teknikën time-jump që përdoret në kinematografi.
Qyteza ishte krejt e tërhequr në vetvete. Të kujtonte pak thithjen e kotë të gjakut me helm gjarpri në gju. Shumë banorë ishin larguar për shkak të shkatërrimit të të mbjellave. Shumë ishin larguar nga tmerri i ëndrrave që bënin. Disa për ta lënë pas kujtimin e të shpërthyerve. Por disa ishin edhe në gjendje të shurdhët, ose gjysmë të shurdhuar nga plasja.
Në këtë qytet vetëm fantazma ishte personazh i plotë. Ose, në rast se do ishte skenë për “Hamletin”, për shembull, vetëm fantazma do të ishte gjëja më e plotë: një asgjë, sepse s’duket, e njëkohësisht gjithçkaja, pikërisht ngaqë ajo fantazmë zaptonte krejt qytetin para e mbrapa në atë hapësirë.

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Be the first to review “IDLIR AZIZAJ – Shekspirotët”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *