Shporta

0 Produkti - 0L

Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Histori e filozofisë moderne perëndimore

Author:

2,000L

Faqe: 496
Formati: 16.5×23 cm
ISBN: 978-99943-1-861-2

Kategoria
Shpërndaje në rrjetet sociale:

Përshkrimi

Kjo filozofi fillon me fundin e skolastikës mesjetare dhe përfshin periudhën deri në shek. XIX, kohë në të cilën nis filozofia postmoderne.
Historia e filozofisë është një disiplinë e cila ka si synim të paraqesë historinë e formimit të filozofisë, të interpretojë zhvillimin e ideve filozofike në kohë e vende nga autorë të ndryshëm. Natyrisht kjo ka karakter përshkrues dhe historik, por ka edhe karakter vlerësues.
Historia e filozofisë ka lindur së bashku me vetë filozofinë. Por është Latoni dhe Aristoteli që i dhanë asaj përmbajtjen dhe formën e një disipline të veçantë.

Filozofia moderne është një filozofi komplekse dhe e gjerë. Ajo nuk erdhi nga një boshllëk, përkundrazi, është një zhvillim i natyrshëm i mendjes njerëzore dhe i ideve në përshtatje me kushtet historike, shoqërore dhe politike të kohës së pas Mesjetës.
Kjo filozofi paraprihet nga idetë e një filozofie, të cilën ne mund ta konsiderojmë si filozofia paramoderne.

Filozofia moderne ka për subjekt të saj kuptimin e natyrës dhe të eksperiencës njerëzore. Fillesat e saj janë që në idetë e Rozher Bekonit, të Xhon Dun Skotit dhe të Uilliam Ockhanit. Këta filozofë janë të parët që pohuan pavarësinë e filozofisë dhe lirinë e saj në kërkimin e të vërtetës dhe lidhjen e saj me jetën. Filozofia moderne është filozofia që kundërshton skolastikën dhe dogmën fetare si dhe autoritetin e saj.

Kjo filozofi është një zgjim i mendjes njerëzore nga skolastika mesjetare. Në Mesjetë filozofia dhe feja ishin një e vetme. E vërteta filozofike ishte njëherazi edhe një e vërtetë fetare.

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Be the first to review “Histori e filozofisë moderne perëndimore”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *