Shporta

0 Produkti - 0L

Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Hiri – Flutura Açka

Author:

400L

 

ISBN: 99943 1 182
Formati: 13×20 cm
Faqe:164

 

Kategoritë ,
Shpërndaje në rrjetet sociale:

Përshkrimi

Enora Gjura, një gazetare terreni e një të përditshmeje në Tiranë, njihet rastësisht, një pasdite gjatë shërbimit të saj të radhës në Prishtinë, me një piktor shumë të njohur shqiptar, me një të shkuar të dhimbshme, i emigruar në Amerikë në fillim të viteve 90-të. Një dashuri me “shikimin e parë”, do t’i bëjë të dy personazhet, protagonistë të një love story plot pasion. Por asnjëri prej të dyve, nuk e di deri ku shkon e dukshmja dhe e fshehura e lidhjes së tyre. “Keqkuptimet” do të jenë kinse urat që do ta mbajnë këtë lidhje dhe rrëfimin e autores në harkun e një viti mes ndalesash të shpeshta psikologjike. Lexuesi është në ethen për t’i përshkuar me nxitim faqet, për t’i shtjelluar këto “keqkuptime”. Personazhet bien në grackën e dëshirave irreale, si pjesë të realitetit të përditshëm që vret me rutinën. Por rutina është më e vogla gjë për një marrëdhënie e brishtë në kushtet e një shoqërie tranzicioni. çfarë i mban dhe i ndan dy njerëz me tërheqje ndaj njëri-tjetrin? A mjafton ndjenja? Dhe a është kjo, ndjenja, e vërteta e pranueshme? Dashuria, shpërfillja, harresa, pasioni i verbër, martesa, përkohshmëria, seksi, largësia, ëndrra, loja me tekstin, nënteksti, interteksti, janë dritat e blerta, shpeshherë të fikura, ku lexuesi duhet të shkelë për të mbërritur në shtresimin e fundmë të filozofisë së autores mbi marrëdhënien më themelore, më delikate dhe më vendimtare mbi dhe, atë burrë-grua.

ka lindur në Elbasan më 1966.
Pas studimeve universitare, punoi për disa vite si gazetare dhe më pas administratore dhe redaktore e botimeve në shtëpi botuese. Më 2001, bashkë me të shoqin e saj holandez, ngriti shtëpinë e saj botuese me qendër në Tiranë. Flutura Açka është shumë e njohur me poezinë e saj. Në vitin 1997 ajo mori çmimin ndërkombëtar “Lira e Strugës” në Netët e Poezisë Strugane ku e ka përfaqësuar poezinë shqipe për disa vite. Në vitin 1998 u zgjodh ndër 13 poetët më të mirë evropianë të gjeneratës së re në konkurrimin për çmimin e madh Tivoli-Evropa në Itali. Përfaqësohet me poezitë e saj në pjesën më të madhe të antologjive të poezisë shqipe në gjuhë të huaj dhe poezi dhe cikle të saj janë botuar në shumë gjuhë. Edhe proza e saj po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje, edhe jashtë vendit. Romani i saj i parë “Vetmi gruaje”, është përkthyer dhe botuar këtë vit në gjuhën bullgare. Flutura Açka e ndan jetën e saj mes Tiranës dhe Utrechtit, Holandë.

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Be the first to review “Hiri – Flutura Açka”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *