Shporta

0 Produkti - 0L

Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Heshtja e dyfishtë

Author:

1,000L

Lloji: Publicistikë
Faqe: 400
Formati: 13 x 20 cm
ISBN: 978-99943-1-946-6

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Përshkrimi

Rreth librit:

Libri “Heshtja e dyfishtë” tregon të gjitha sekretet dhe prapaskenat e projektit amerikan për të transferuar në Shqipëri arsenalin kimik të diktatorit sirian Bashar al-Assad dhe të negociatave të vështira me qeverinë shqiptare.

Përmes dëshmitarëve dhe fakteve, libri synon të hedhë dritë mbi të parin dhe më të madhin mister politik të Shqipërisë së Edi Ramës, duke i dhënë përgjigje pyetjeve përmes një investigimi të mirëfilltë gazetaresk:

Përse armët kimike duhej të vinin pikërisht në Shqipëri?

Përse Kryeministri heshti aq gjatë?

Çfarë ndodhi me të vërtet gjatë negociatave me Departamentin Amerikan të Shtetit?
Kush qëndronte pas protestave në shesh?

Si shpjegohet heshtja e gjatë opozitës?

Ky është një libër i mirëfilltë gazetaresk i modelit “instant-book” që aplikohet për herë të parë në Shqipëri.

Fragment nga libri

I zhytur mes projekteve dhe ëndrrave, Edi Rama mundohet të imagjinojë Shqipërinë që do të fillonte të rindërtohej sapo parlamenti dhe presidenti, pas dhjetë javësh, do ta emëronin kryeministër. Është e mërkurë, 21 gusht, kanë kaluar dy muaj nga triumfi elektoral i 23 qershorit dhe i nxehti pushton Vlorën me një ajër zhuritës.

Rama qëndron i ulur në krye të tavolinës së madhe në formë U-je, rreth të cilës janë mbledhur ministrat e tij të ardhshëm. “Reforma rrënjësore, shpirt skuadre, qytetari europiane në komunikim. Kurajë, integritet, transparencë”, shkruan në Facebook, dhe janë parullat e takimit, të vetmet që u morën vesh nga klima e rreptë e sekretit që kryeministri i ardhshëm kërkon të imponojë rreth mbledhjes. Qëndruan të mbyllur për më shumë se gjashtë orë në atë sallë, dhe është sërish ai që bën të njohura konkluzionet e raundit të parë: “Sapo mbaruam! Një ditë e gjatë pune që iku si një minutë përmes diskutimesh plot ide të reja dhe shumë energji pozitive. Nesër vazhdojmë.” Për Edi Ramën ai 21 gusht është një ditë e veçantë, mbledhja e parë informale e qeverisë së ardhshme të thirrur enkas në Vlorë, si qytet simbol i triumfit elektoral socialist, por edhe në vendin që mbetet emblema e flamurit dhe e bashkimit kombëtar. Lokali i përzgjedhur është “Hotel Nju-Jorku”, ku pak ditë më parë kishte qëndruar ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu. “Po përse ky emër?” – pyet një gazetar, që duke mos arritur të kapë asnjë detaj mbi mbledhjen në vazhdim, u mjaftua të rrëmonte mbi historinë e hotelit: “Ka një shkak, – u përgjigj pronari, Shezai Aliaj, – dhe është pasi jam ortak me një të afërmin tim që jeton në Nju-Jork, dhe ai kish dëshirë t’i vendosnim këtë emër. Pastaj shpreh edhe mirënjohjen për qytetin dhe shtetin amerikan, që ka mbështetur Shqipërinë gjatë tërë kohës.”

Të lexuara sot në bllokun e shënimeve, të duken koincidenca të pabesueshme për këtë mbledhje të parë jozyrtare të qeverisë: ambasadori Arvizu, lidhja me Shtetet e Bashkuara, sekreti i takimit, dhe pastaj Nju-Jorku që është mbi të gjitha selia e Kombeve të Bashkuara. Të gjitha sinjale paralajmëruese për një tjetër histori që fillon po atë 21 gusht, por 1051 kilometra distancë, dhe që pas 36 ditëve do të përfshinte vetë Edi Ramën, qeverinë e tij, parullën e asaj mbledhjeje, “kurajë, integritet, transparencë”. Një odise njerëzore dhe politike e kushtëzuar nga e njëjta mirënjohje shqiptare ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që në Vlorë shprehej edhe në emrin e një hoteli, por që në Tiranë për 50 ditë do bëhet lajtmotivi i një psikodrame kombëtare. Sepse, pikërisht në agim të 21 gushtit 2013, ndërkohë që Edi Rama përgatitej të mblidhte në Vlorë ekzekutivin e tij të ardhshëm me të cilin kërkon të ndryshojë fytyrën e vendit, në portat e Damaskut ndodh një ngjarje që do të ndryshonte, në fakt, kursin e kësaj lufte. Për herë të parë, në dy vjet tragjedi civile, u krye një sulm me armë kimike që shkaktoi një masakër në burra, gra e fëmijë. Kriza siriane merr një rrugë pa kthim. Më në fund, komuniteti ndërkombëtar indinjohet dhe pas bisedimeve të vështira Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Kombet e Bashkuara arrijnë çarmatimin (kimik) të Bashar al-Assad-it. Çarmatimi i parë në historinë e njerëzimit i kryer pa përdorimin e armëve. Një ngjarje e paprecedentë ku Shqipëria, Edi Rama dhe i gjithë populli shqiptar janë të destinuar të bëhen, pavarësisht tyre, ndër protagonistët kryesorë.

Rreth autorit:

Carlo Bollino lindi në Leçe, 52 vite më parë, dhe jeton në Bari (Itali). Është gazetar profesionist që prej vitit 1983. Frekuenton Shqipërinë që prej vitit 1992, ku është i pari që sjell dhe u mëson një gazetari të stilit europian, brezit të parë të gazetarëve së postkomunizmit. Për 10 vjet ka punuar si korrespondent në zonat e luftës për Agjencinë Italiane të Lajmeve “ANSA” dhe më pas drejtor i së përditshmes italiane “La Gazzetta del Mezzogiorno”. Fitues i disa çmimeve në Itali për gazetarinë dhe i vlerësuar me “Medaljen e Mirënjohjes” nga Presidenca e Republikës për kontributin e dhënë në shtypin e lirë shqiptar.

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Be the first to review “Heshtja e dyfishtë”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *