Shporta

0 Produkti - 0L

Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Gruaja në muzg

Author:

500L

ISBN : 978-9943-1-433-1
Formati : 13×20 cm
Faqe : 174

 

Kategoritë ,
Shpërndaje në rrjetet sociale:

Përshkrimi

Kora D. dhe Martin Seli në udhët e tyre paralele, përballë një realiteti që mbahet mbi të shkuarën, të sotmen e gjymtuar dhe të ardhmen e mjegullt. Një grua, e cila gjendet e paorientuar, kapet fort në një copë jete, kur i kanë ikur duarsh shumë gjëra të vyera, si familja, dashuria, bashkëshorti dhe vajza, kërkon të shikojë pas disa rrezeve që i vijnë me ndërprerje. Ajo kërkon një dashuri që i ka humbur, provon të vrasë frikën e ndëshkimit, mëson të mos qajë pafundësisht. E bën muzikën që ka dëgjuar të vlejë në jetën e saj më shumë se u vlejti luftërave dhe ushtarëve të mjerë, muzika e Bethovenit.
Romani “Gruaja në muzg” është një letërsi e rrëfyer me elemente, të cilat zbulohen njëra pas tjetrës, përmes kthesave e të fshehtave që vijnë e riqasen duke përcjellë frymë, jetë, lëvizje, harmoni dhe më tej shkatërrim e rrekje për të rindërtuar. Një eksplorim emocionues përmes një udhe fizike dhe harmonie në kufijtë ekstremë të vullnetit dhe të së pamundurës në jetën e gruas. Romani ka arritur të realizojë një qëllim të pathënë, të bëjë lexuesit të mendohen për atë që ndodh e që e kanë para syve, afër, por nuk arrijnë ta shohin për shkak të largësisë që i kushtojnë vështrimit

Miranda Haxhia ka lindur në Berat, më 17 prill 1963. Aktualisht jeton në Tiranë. Është diplomuar për Gjuhë-Letërsi në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan.

Përvojën e saj e ka të ndërthurur mes gazetarisë dhe letërsisë. Shkrimet problematike, sociale, politike, reportazhet, intervistat dhe pikëvështrimet e herëpashershme në eksplorimin e letërsisë e kanë bërë të njohur mes elitës së gazetarëve. Është e konfirmuar me disa botime cilësore, ku vlen të përmenden librat me tregime Asnjë lajm për vdekjen e dashurive, Krahët e prerë të Fluturës, Buka e zogjve të vdekur dhe E verdha e korrikut.

Është përzgjedhur fituese e projektit “International step by step”, me tre libra të ilustruar për fëmijë, të cilët janë publikuar në mbi 15 gjuhë të ndryshme. Poezia e saj është përfshirë në 8 antologji të poezisë dhe të prozës bashkëkohore botuar në Itali. Sipas kritikës çmohet për prozën e veçantë, kulturën dhe stilin rrënimtar. Është vlerësuar në evenimente të ndryshme të rajonit si një ekspansion i shfrenuar në prozë, sidomos në tregime.

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Be the first to review “Gruaja në muzg”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *