Shporta

0 Produkti - 0L

Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Gruaja në kafkë – Diana Çuli

Author:

600L

ISBN 978 – 99943 – 1 – 293 – 1
Faqe
: 200
Formati: 13×20 cm

Kategoritë ,
Shpërndaje në rrjetet sociale:

Përshkrimi

Shkrimtarja Diana Çuli sjell në romanin e saj “Gruaja në kafé” realitetin e një shoqërie të turbulluar, krizën shpirtërore të një brezi me të cilin jeta u tregua dorështrënguar dhe që kërkon dashurinë aty ku vështirë mund të gjendet, duke marrë zhgënjime ndoshta edhe të pritshme.
Lexuesi, në ndjekje të aventurës dashurore të Gim Fortuzit, takon shfaqje të jetës së sotme të Tiranës nën një këndvështrim të ri letrar. Një roman psikologjik, i analizave të thella, i zhbirimit të skutave më të fshehta të ndërgjegjjes së qenies njerëzore. Një roman që na befason sërish me rrëfimin e Diana Çulit.

Diana Çuli njihet si një nga shkrimtaret më të rëndësishme të letërsisë sonë.
Autore e shumë romaneve, vëllimeve me tregime, dramave, skenarëve të filmave artistikë, ajo ka shkëlqyer sidomos në prozën e gjatë. Midis romaneve që ka botuar ndër vite, janë vlerësuar në mënyrë të veçantë: “Dreri i trotuareve”, “Diell në mesnatë” dhe “Engjëj të armatosur”. Madje romani “Engjëj të armatosur” është cilësuar si romani më i mirë shkruar për periudhën e diskutueshme të Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri, si një roman që hap udhën e mund të shërbejë si një pikënisje e re për trajtimin në mënyrë jodogmatike të kësaj periudhe. Proza e saj është përkthyer dhe botuar në Itali, Francë, Kinë, Rusi etj. Veç fushës së letërsisë, Diana Çuli ka spikatur gjatë 17 vjetëve të fundit si një nga aktivistet më efikase në mbrojtje të të drejtave të gruas, duke drejtuar “Forumin e pavarur të gruas” e duke luftuar me të gjitha mjetet demokratike për realizimin e këtij misioni fisnik. Në legjislaturën e fundit ajo është zgjedhur deputete në parlamentin shqiptar.

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Be the first to review “Gruaja në kafkë – Diana Çuli”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *