Shporta

0 Produkti - 0L

Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Gota e lumturisë 53 rrëfenja

Author:

600L

Faqe: 168
Formati: 13 x 20 cm
ISBN: 978-99943-1-941-1

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Përshkrimi

Vëllimin i ri “Gota e lumturisё”, ku përfshihen 53 rrёfenja, është vazhdim i tre vёllimeve tё mёparshёm pёr nga stili, tematika dhe mesazhet qё përcjellin rrëfenjat.
Nё tёrёsinё e tyre, rrëfenjat kanё karakter tё theksuar edukativ. Autori, me stil tё shkurtër e tё kuptueshëm, gjuhё tё përpunuar letrare dhe i bazuar kryesisht nё fjalё tё urta e thënie diturake, ka arritur tё zbërthejë nё pak radhë probleme tё jetёs e bёmave tё fёmijёve shkollarё, tё shoqёrisё sonë dhe të emigrantëve, duke e vënё theksin fort nё vlerësimin e virtyteve morale e fshikullimin e veseve.

Disa prej rrëfenjave janë mbështetur nga jeta jonë aktuale, sa ndonjëherë ngjarjet duken sikur ndodhin në ditët e sotme.
E rёndёsishme ёshtё që mesazhet qё përcillen si nё kёtё vëllim, ashtu dhe nё tre tё tjerёt, kanё vlera universale edukuese janë, si tё thuash, triumfi i tё mirёs ndaj tё keqes pёr çdo kohё e nё çdo vend.

Libri “Gota e lumturisё”, besojmë se do tё mirёpritet nga lexuesit, por edhe të rritur (prindërit), dhe do tё zёrё vendin qё i takon nё bibliotekat e shkollave dhe tё familjeve tona, sepse rrëfenjat e këtij vëllimi pёrçojnё mesazhe edukuese dhe, gjithashtu, kanë vlera artistike e gjuhësore.

Bardhyl Xhama tashmë ёshtё bёrё i njohur si krijues me vlerё nё letёrsinё pёr fёmijё. Kёtё e tregon edhe fakti se nga 15 libra tё botuara deri tani, 9 janё vlerësuar me çmime nё konkurset kombëtare para e pas viteve ’90. Shoqata Mbarёkombёtare e Shkrimtarëve pёr Fёmijё e tё Rinj e ka vlerësuar me “Çmimin e Karrierës”.

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Be the first to review “Gota e lumturisë 53 rrëfenja”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *