Shporta

0 Produkti - 0L

Shtëpia Botuese Toena

Të dhënat e Librit

Gjuha dhe identiteti

700L

ISBN: 978 – 99943 – 1 – 399– 0
Formati: 14×20 cm
Faqe: 336

 

Shpërndaje në rrjetet sociale:

Përshkrimi

Libri Gjuha dhe identiteti përmbledh një numër shkrimesh që kanë në qendër problemin e gjuhës standarde. Filli që përshkon shkrimet është ky: gjuha standarde është dëshmia më shprehëse e identitetit kombëtar të shqiptarëve. Ajo, për ne, ka funksion komunikues dhe simbolik: siguron marrëveshje, njësim shpirtëror dhe prestigj.

Studimet, vështrimet dhe trajtesat që përfshihen në libër janë shkruar përgjatë viteve 2005-2008. Një numër shkrimesh janë fryt i interesimit për problemet aktuale të gjuhësisë shqiptare, disa janë nxitur nga diskutimet publike për vlefshmërinë e standardit të shqipes, disa janë shkrime që lidhen me pjesëmarrjen e vetë gjuhëtares Shefkije Islamaj në tubime shkencore, disa janë shkruar me rastin e përvjetorëve të figurave e të ngjarjeve të rëndësishme të kulturës shqiptare e disa janë vështrime kritike për libra gjuhësorë të botuar në këtë rreth kohor. Një numër i tyre janë shkrime polemizuese të një debati për gjuhën standarde, të zhvilluar në mjetet e informimit gjatë viteve 2005-2006.

 

Vlerësime

Nuk ka asnjë vlerësim për këtë libër

Be the first to review “Gjuha dhe identiteti”

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *